Lajme

PARALMËROHET DIMËR I VËSHTIRË: KEK-u ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës

Autori: Ermirë Berisha 18:31 | 14 October 2022

Korporata Energjetike e Kosovës, ka bërë të ditur se nga data 20 tetor do të fillojë  procesi i shitjes së qymyrit për qytetarët dhe bizneset, shkruan Gazeta inFokus.

KEK-u përmes një njoftimi për media, ka thënë së është ndarë sasia për shitje prej 150 mijë tonë për dy muaj.

Korporata gjithashtu ka ftuar të gjithë qytetarët e interesuar të shfrytëzojnë këtë mundësi për ta përballuar sa më lehtë sezonën e dimrit.

-Advertisement-

“Korporata Energjetike e Kosovës sh. a. (KEK), duke u bazuar në masat e ndërmarra të aksionarit (Qeverisë) për zbutjen e krizës energjetike dhe duke ju referuar rekomandimit të Komitetit Teknik Emergjent, nga data: 20.10.2022 do të fillojë procesin e shitjes së qymyrit për qytetarë dhe biznese. Për këtë qëllim, KEK ka ndarë një sasi prej rreth 150,000 ton, qymyr në minierën e Sibovcit Jug-Perëndim dhe ky proces është planifikuar te kryhet brenda 60 ditëve kalendarike. Lidhur me këtë, KEK ju njofton se sasia për qytetar është e limituar në një kamion prej 10 ton. Për më tepër, KEK në bashkërendim me Ministrinë e Ekonomisë ka caktuar çmimi prej 15 € për një ton qymyr me TVSh, pa përfshirë koston e ngarkimit dhe transportit. Procesi i ngarkimit dhe transportit do të kryhet nga një Operator Ekonomik (OE) i përzgjedhur nga KEK dhe nuk mund të kalojë koston e ngarkimit prej 30 € për kamion dhe shumën prej 2.40 € për km për transport”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera