Lajme

Paralizohet Franca, bllokohet edhe Kulla e Eiffel

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 05 December 2019

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka planifikuar një skemë universale pensionesh, të cilat kanë hasur në kundërshti të qytetarëve.

Greva e organizuar nga sindikatat ka bllokuar gjithçka, madje edhe Kulla Eiffel, e cila është atraksioni më i rëndësishëm turistik në Francë është bllokuar, shkruan gazeta inFokus.

Dhjetëra mijëra protestues kanë shkaktuar paralizimin e jetës në vend, në të njejëtën kohë edhe policia ka intervenuar ndaj demonstruesve në Paris të cilët i kanë vënë zjarrin një kafeje, semaforëve dhe disa motoçikletave elektrike.

-Advertisement-

Sipas mediumeve lokale, vetëm në kryeqytet deri më tani janë arrestuar mbi 70 persona, ndërsa tashmë janë anuluar 20 për qind e flturimeve të nesërme.

Kulla Eiffel, një nga atraksionet turistike të Francës, e vizituar çdo vit nga shtatë milionë turistë, u mbyll sot për shkak të grevave masive kundër reformës së pensioneve, njoftoi kompania operatore e Kullës (SETE). “Personeli i pranishëm nuk është i mjaftueshëm për të hapur monumentin në kushte sigurie dhe pritjeje optimale për publikun”, thuhet në një deklaratë të SETE.

Në protestat të përhapura në gjithë Francën marrin pjesë rreth 500 mijë protestues, ndërsa përplasje midis protestuesve dhe policisë janë regjistruar edhe jashtë Parisit.
Ndërkohë, sindikatat kanë njoftuar se greva që ka paralizuar vendin do të vazhdojë deri të hënën./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera