Paralele mes Kosovës e Ukrainës në OKB, Shqipëria-Rusisë: Asgjë s’mund të jetë më e pasaktë se kjo
Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 09 September 2023
Shqipëria si kryesuese e Këshillit të Sigurimit në OKB ka thirrur një mbledhje për të dënuar veprimet e fundit të Rusisë në Ukrainë, që cenojnë ligjin ndërkombëtar.
Mbledhja e drejtuar nga përfaqësuesi i përhershëm i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, dënoi veprimin e Rusisë për të mbajtur zgjedhje lokale në territoret e pushtuara në Ukrainë. Sipas Hoxhës Rusia shpreson se zgjedhjet e rreme do të demonstrojnë kontrollin e saj mbi këto territore të pushtuara, por ato nuk janë gjë tjetër veçse një marifet propagandistik.
Përfaqësuesi i Shqipërisë gjithashtu kundërshtoi paralelen që ambasadori i Rusisë, Vasily Nebenza hoqi mes Kosovës dhe Ukrainës, duke thënë se në shtetin e Kosovës shprehja e vullnetit të lirë u zëvendësua me një deklaratë pavarësie. Sipas tij, edhe në rastin e zgjedhjeve në Ukrainë u zbatua ligji ndërkombëtar. Kjo solli reagimin e Shqipërisë.
“Asgjë nuk mund të jetë më e pasaktë dhe larg të vërtetës se paralelja mes Kosovës dhe Ukrainës. Kosova nuk do të përdoret dhe nuk duhet të përdoret si një pistë apo kamuflazh për pushtimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Kosova u bë e pavarur pas luftës së përgjakshme dhe bisedimeve të gjata të paqes, në të cilat edhe Rusia ishte pjesëmarrëse. Gjykata ndërkombëtare tha se deklarata e pavarësisë ishte në linjë me ligjin ndërkombëtar. Në të njëjtën mënyrë do doja që Rusia të vepronte me ligjin ndërkombëtar, pasi gjykata ka nxjerrë një vendim që ndalon luftën e Rusisë. Kosova dhe Serbia është e rëndësishme të mos përfshihen në veprime agresive. Ato bisedojnë dhe janë të detyruar në një proces dialogu për të siguruar të ardhmen e tyre në paqe”- tha Ferit Hoxha
Përfaqësuesi i SHBA në OKB duke mbështetur linjën e Shqipërisë bëri thirrje për të gjitha shtetet që të dënojnë shkeljen skandaloze të së drejtës ndërkombëtare nga Rusia, duke e quajtur mbajtjen e zgjedhjeve lokale, një njollë në historinë kolektive të OKB-së si një organ i themeluar për ruajtjen e paqes botërore dhe një sulm ndaj rendit ndërkombëtar.
Sipas tij nuk duhet t’i jepet legjitimitet Rusisë në këto veprime./TCh/
Të tjera
-
Nxitje për zhvillimin e energjisë me cilësi të lartë
Ligji i parë për energjinë i Kinës hyri në fuqi më 1 janar, duke i dhënë për ...
-
900 në Merdare dhe 800 metra kolona te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në dy orë
Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të ...
-
Biden nderon 20 amerikanë me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë
Presidenti amerikan Joe Biden do t’u japë 20 amerikanëve nderimin e dytë më t...
-
Vdẹs ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha
Ka vdekur ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha. Lajmin ...
-
Mediat ruse raportojnë se Assad është helmuar
Një tentativë helmimi pretendohet se është bërë ndaj diktatorit të rrëzuar Ba...
-
Haradinaj: Të bashkohemi rreth Kosovës Fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Foru...
-
Von Der Leyen e fshin videon e djeshme ku Kosova shfaqej brenda hartës së Serbisë
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka fshirë postimin me vid...
-
LVV i kërkon PZAP-së të anulojë “lejen” për pjesëmarrje të Listës Serbe në zgjedhje
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, më 23 dhjetor në m...
-
Suspendohet një zyrtar policor, bashkë me tre persona patën drọgë në veturë
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka thënë se e ka suspenduar një zyrtar p...
-
Policia apelon për kujdes shoferët, shkak mjegulla
Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjetev...
-
Osmani: Përmbyllëm një vit përplot me aktivitete në arenën ndërkombëtare, do të vazhdojmë edhe në vitin 2025
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se Kosova ka përmbyllur një ...
-
Kryeministri malazez thërret seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, pas ngjarjes tragjike në Cetinje
Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakons...