Lajme

Paralajmëron Tony Blair: Fundi i dominimit perëndimor po vjen

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 16 July 2022

“Epokës së dominimit politik dhe ekonomik perëndimor po i vjen fundi”, ka paralajmëruar Tony Blair, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe.

Sipas tij, vendin si fuqia më e madhe botërore “do ta marrë” Kina – kjo si rrjedhojë e agresionit rus në Ukrainë.

“Si rezultat i veprimeve të Putinit, ne nuk mund të mbështetemi më tek autoritetet kineze që të sillen në një mënyrë që ne e konsiderojmë racionale”, ka thënë Blair. “Mos më keqkuptoni. Unë nuk po them se Kina do të përpiqet të marrë Tajvanin me forcë në të ardhmen e afërt, por ne nuk mund ta bazojmë politikën tonë në sigurinë se nuk do të ndodhë”, tha ai për Ditchley.

-Advertisement-

Përkundër përpjekjes ruse, ish-pushtetari britanik nuk beson se Rusia ka kapacitet të shndërrohet në superfuqinë kryesore globale.

Kina e ka këtë potencial sipas Blair dhe beson se konfliktin e Ukrainës autoritetet kineze do ta shfrytëzojnë në përpjekje për t’ia marrin perëndimit “frontin e më të forit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera