Paralajmëron Sveçla: Do ta arrestojmë Vuçiqin nëse ia mësyn Kosovës pa leje për vizitë
Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 20 September 2023
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka komentuar deklaratën e para disa ditëve të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën. Po të hyjë pa leje në Kosovë, Sveçla tha se do ta arrestojnë Vuçiqin.
“Për me leje, te Kryeministri, për pa leje te unë”, ka deklaruar Sveçla në ATV.
I pyetur se a po thotë se do ta arrestonin Vuçiqin, Sveçla tha se kushdo që futet pa leje në territorin e Kosovës do të arrestohet, përfshirë edhe presidentin serb.
“Është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiqit. E, për pa leje, pastaj dihet cilat institucione merren me të”.
“Nëse futet në Kosovë, pa asnjë dyshim. Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës.”
Po të ndodhte e kundërta, Sveçla tha se kjo do të dëshmonte jo shtetësi nga ana jonë.
“Cilat janë pasojat? Pasoja është që thjesht nuk ke shtet nëse kreu i shtetit tjetër futet pa leje në territorin tond”, mirëpo, ka deklaruar Sveçla, “unë nuk besoj që Vuçiq është aq i krisur që të vijë në Kosovë pa leje”.
Të tjera
-
MPJ shpall tender të ri për shërbimet postare derisa një tjetër e kanë ende të hapur
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shpallur tender të ri për shër...
-
Osmani: Mund ta zbatojmë njëanshëm marrëveshjen e Brukselit, me garanci nga partnerët
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani konsideron se Kosova mund t...
-
Arrestohet një serb për sụlmin ndaj KFOR-it në veri ku ishin lënduar 93 ushtarë
Një person nga nacionaliteti serb është arrestuar mëngjesin e sotëm në veri t...
-
Presidentja Osmani më 21 nëntor mban në Kuvendin e Kosovës fjalimin e fundvitit
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se më 21 nëntor, presidentja e Ko...
-
Abdixhiku i falënderon komunat LDK’së që i refuzuan doracakët e edukatës se*suale: E detyruan Qeverinë t’i tërheqë plotësisht ato
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar ko...
-
Kurti: Secili biznes që angazhon punëtorë, për 6 muajt e parë do të paguhet me 70 për qind të pagës
Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten masën për mbështetjen e punësimit për...
-
Momenti i rèndė kur babai i njërit prej viķtimàve në Klinë, u jep “gajret” familjarëve në varrìmìn e të birit
Sot iu dha lamtumira e fundit dy të rinjve të cilët u vranë të mërkurën në Kl...
-
Nagavci merr vendim që t’i largojë nga përdorimi doracakët e edukimit seksual, thotë se janë miratuar në vitin 2020
Pas një debati disa-ditor, ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci, ka vendo...
-
Ministria e Kulturës del me sqarim: Prerja e drunjve ishte e domosdoshme për restaurimin e teatrit
Pas reagimeve të shumta publike por edhe pasi Komuna e Prishtinës, reagoi du...
-
Ende nuk ka vendim në BE për heqjen e masave ndaj Kosovës
Në Bashkimin Evropian vazhdojnë të thonë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të...
-
Stano: Asociacioni, obligim legal për autoritetet kosovare
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komun...
-
Pacolli me akuza të rënda ndaj Çitakut: Sa ka qenë ambasadore ke lobuar për ndarjen e Kosovës
Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtu...