Lajme

Paralajmëron Policia: Nga nesër, dënime për shoferët që s’i kanë pajisjet dimërore

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 15 November 2017

Policia ka filluar aksionin për t’i kontrolluar shoferët se a janë përgatitur për fillimin e sezonit dimëror.

Sot, njësiti për kontrollimin e shoferëve nëpër autostrada nuk shqiptoi gjoba. Por, bëri të ditur se nga nesër (e enjte, 16 nëntor) do të fillojnë dënimet.

Me ardhjen e stinës së dimrit, rrezikshmëria në komunikacion rritet, andaj policia apeloi te qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe të përgatitur me pajisjet e nevojshme dimërore.

-Advertisement-

“Një pjesë jo e madhe nuk e dinë se sot ka filluar sezoni dimëror. Por, ne kemi marrë një aksion edhe sot, edhe ditëve paraprake, për informim të qytetarëve, dhe të vetëdijesimit të tyre se prej të 15-tit fillon sezoni dimëror, dhe mjetet e tyre duhet të jenë të pajisura me pajisje dimërore, në mënyrë që të parandalohen aksidentet”, ka thënë për transmetuesin publik Argjend Gashi, toger në njësitin për kontroll në autostrada.

Por, çfarë përfshijnë konkretisht pajisjet dimërore? Çfarë saktësisht duhet të kenë shoferët në automjetet e tyre?

Sipas ligjit për rregullat e trafikut rrugor dhe Udhëzimi administrativ për pajisje dimërore, pajisjet dimërore për automjetet e udhëtarëve dhe mjetet transportuese deri në 3.5 tonë janë pneumatikët e dimrit në të gjitha rrotat.

E, në mungesë të pneumatikëve të dimrit, automjetet e sipërpërmendura duhet t’i kenë pneumatikët verorë me thellësi minimale të sipërfaqes shkelëse prej 4 milimetrash, me zinxhirët e dëborës që vendosen në rrota tërheqëse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera