Lajme

Paralajmëron OBSH: Katastrofa e dytë që mund të shkaktojë dëme në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 09 February 2023

Të mbijetuarit nga tërmeti janë duke u ndihmuar nga grupet vullnetare. Për ta janë ngritur tenda, si dhe po u ofrohet ushqim dhe ngrohje. Por ndihmat nuk po arrijnë të shkojnë kudo në kohë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se pa strehim, pa ujë, pa ngrohje shumë të mbijetuar mund të humbasin jetën. Shumë prej tyre janë gjithashtu të rënduar edhe nga ana psikologjike.

Organizatat humanitare kanë sfidën më të madhe, për t’u siguruar që njerëzit që shpëtuan tërmetit të “vazhdojnë të mbijetojnë”.

-Advertisement-

“Ne jemi përballë një rreziku real, të shohim një fatkeqësi të dytë e cila mund të shkaktojë dëme për më shumë njerëz sesa fatkeqësia fillestare, nëse nuk po lëvizim me të njëjtin ritëm dhe intensitet siç po bëjmë me operacionet e kërkim-shpëtimit,” paralajmëroi nga Gjeneva një nga zyrtarët e lartë të OBSH.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera