Lajme

Paralajmëron mjeku Berisha: Pas 10 prillit mund ta kuptojmë a do të shkojmë nga dritarja apo nga terri

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 26 March 2020

Mjeku kosovar Visar Berisha, u ka bërë thirrje  qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të durojnë së paku deri më 10 prill, shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka thënë se pas 10 prillit mund ta dimë me saktësi se çfarë do të ndodhë me koronavirusin të cilin ai e quan armik të madh e tinëzar.

Berisha ka propozuar që qytetarët të dalin vetëm një herë në javë.

-Advertisement-

“Duroni!

COVID-19 asht anmik ma i madh e tinzar se na per njani-tjetrin.

Sguxojme asnje milimeter me nshu pe ndaj virusit. Njani-tjetrin e kemi ketu, nese e mundim virusin.
Deri kah 10 prilli na kemi me dite kah jemi tuj shku; neper lugine e drites apo te territ.

Deri atehere, na duhet displine e hekurt! Ska dalje ma shume se 1x ne jave”, ka shkruar Berisha.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera