Lajme

Paralajmëron Lutfi Haziri: Java e ardhshme, vendimtare për qeverinë – priten zhvillime nga Dhomat e Specializuara

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 10 August 2020

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për Qeverinë e Kosovës.

Në një prononcim për Kanal 10, Haziri ka thënë se java e ardhshme pritet të jetë e rëndësishme dhe vendimtare.

“Priten zhvillime të rëndësishme nga Dhomat e Specializuara”, ka deklaruar Haziri ndër tjerash.

-Advertisement-

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë rikonfigurim të qeverisë, por ka parashikuar që edhe nëse koalicionit qeveritar nuk do t’i bashkohet PDK-ja, qeveria do të mbetet./Kanal10

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera