Fokus

Paralajmëron Krasniqi: Këtë ditë afati i fundit për të përfituar nga pako emergjente

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 14 May 2020

Zëvendësministri i Financave të Kosovës, Agim Krasniqi ka bërë të ditur se afati i fundit për të aplikuar për masat emergjente të pakos fiskale është deri të premten.

Ndërkaq, pagesat edhe pse ishte menduar se do tu bëheshin aplikuesve deri me 30 maj, tani ka mundësi të shtyhet për një afat shtesë varësisht nga informatat që do të ketë ministria në dispozicion.

Këtë Krasniqi e ka thënë në një intervistë për inFokus.

-Advertisement-

“Afati i fundit për të aplikuar për masat emergjente është deri me 15 maj. Është menduar fillimisht që do të përfundojnë këto pagesa deri me 30 maj, por për shkak të problemeve që na kanë lindë, qoftë të plotësimit jo të saktë të të dhënave kjo mund të shtyhet.. pra varet shumë prej informatave që i marrim”, ka thënë Krasniqi për inFokus.

Sipas tij deri më tani nga të gjithë kërkesat e bëra për kompensim janë paguar mbi 90 mijë qytetarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera