Lajme

Paralajmëron eksperti, skandaloze siguria e webfaqeve institucioneve në Kosovë, të gjitha me vullnet janë bërë subjekt i spiunazhit

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 01 December 2019

Siguria Kibernetike është ndër fushat kryesore të sigurisë së një vendi.

Kjo pasi tashmë sulmet jo veç nga hakerët privat por edhe nga shtetet kryesisht bëhen përmes internetit, shkruan gazeta inFokus.

Kjo, duke pas parasysh që gjurmët e këtyre sulmeve janë zor të vërejtshme.

-Advertisement-

Por, Kosova, ani se thuhet që ka siguri të mirë në këtë aspekt, eksperti i kibernetikës Hekuran Doli, ka thënë që në të vërtetë është më shumë se skandaloze, shkruan gazeta inFokus.

Kjo, duke pas parasysh që institucionet më të larta shtetërore, menaxhimin e shërbimeve kritike të IT-së, i kanë tek palët e treta, që siç thotë Doli, totalisht të panjohura.

“Eshte e pa besueshme te shohesh institucionet me te larta shtetrore ta kene outsource menaxhimin e sherbimeve kritike te IT tek pale te treta, totalisht te pa-njohura, e te cilat nuk mbajne fare pergjegjesi dhe nuk japin fare llogari ndaj shtetit te Kosove. Ketu nuk bejne perjashtim as zyra kryministrit, kuvendi i Kosove, AKI, e cka eshte me befasuesja, as sherbimi i famshem – RKS-GOV.NET”, ka thënë Doli.

Tutje, eksperti shton se nuk mund të besoj se si shteti i Kosovës, me vullnet pranon të jetë subjekt i spijunazhit kibernetik.

“Javen e kaluar, ne nje konference per siguri kibernetike, degjova pergjegjesit per sigurine kibernetike kombetare te flasin me lavde per te arriturat ne kete sektor. Kur vlersoj gjendjen aktuale, ato rrecitime me duken me teper si nje prozë letrare, e shkruar me mjeshtri dhe e mesuar permendesh per ta trilluar ne rast konferencash dhe paraqitjesh publike. Nuk mund ta kuptoj e as besoj se si shteti i Kosoves, me vullnet, pranon te jete subjekt i shpjunazhit kibernetik. Te menaxhosh sistem te emailit, dhe menaxhimin e DNS te ja besosh nje pale te trete, eshte me shume se absurde. Une besoj se komunikimi i secilit zyretar eshte nen vezhgim te thelle perderisa nje gje e tille eshte lejuar me apo pa qellim. Shumica e sulmeve kibernetike fillojne me sistem te emailit, dhe perfundojne ne SCADA sistemte, te cilat perdoren per menaxhimin hidrosistemeve apo termocentraleve”.

“Eshte shume normale per nje biznes privat te bej outsource sherbimet kritike te IT, mirepo nje gje e tille eshte e pa tolerueshme per institucione shteterore, vecanerisht kur kemi parasyshe dhjetra miljonat e investuara ne infrastrukturen kibernetike shtetrore”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera