Lajme

Paralajmëron eksperti i sigurisë: Pas vendimit për targa, Vuçiq mund të ndërmarrë veprime kriminale

Autori: Doresa Geci 15:16 | 20 September 2021

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e targave të përkohshme RKS në automjetet që vijnë nga Serbia, mund të cenojë sigurinë e përgjithshme në Kosovë.

Kështu ka deklaruar për Gazetën Infokus, eksperti i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala.

Shala ka thënë se një veprim i tillë mund të nxisë, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, që të bëjë veprime kriminale.

-Advertisement-

“Policia është duke zbatuar një vendim të Qeverisë së Kosovës, sa i përket tabelave të automjeteve dhe ky vendim është ndesh me njërën nga marrëveshjet e Brukselit. Por duhet analizohet se ky veprim a cenon sigurinë e përgjithshme në atë pjesë të territorit, si dhe a mund të pengoj mbarëvajtjen e punës së pikave kufitare me shtetin e Serbisë. Kjo mbetet të shihet se si do të përdor këtë veprim Beogradi zyrtar në Bruksel. Në anë tjetër, siç dimë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deri më tani dhe në të kaluarën ka përdorur mekanizma kriminal për të jetësuar interesat politike në territorin e Kosovës, siç ishte djegia e pikave kufitare pas shpalljes së pavarësisë më 2008”, ka thënë Shala për Infokus.

Madje, sipas tij, vendimi i sotëm i Qeverisë mund të bëj një regres për punën që është bërë gjatë këtyre viteve në pikat kufitare më Serbinë.

“Pra veprime të tilla nga ana e Qeverise së Kosovës mund të kthehen në bumerang, për punën që është bërë nga Policia e Kosovës atje, duke shtrirë autoritetin e saj, por edhe nga institucionet e tjera, si Dogana e Kosovës”, u shpreh ai.

Shala, madje e cilëson të ngutshëm këtë veprim.

Ai thotë se Qeveria është dashur të jep hapësirë qytetarëve deri në 15 ditë, pas këtij vendimi për reciprocitet me targa.

“Veprimi që ka marrë Qeveria si dhe Ministria e Punëve të Brendshme, është veprim i ngutshëm, pasi që ne kemi shumë qytetarë të Kosovës që kanë dyshtetësi- të Kosovës dhe Serbisë, që jetojnë në Medvegj, Preshevë dhe Bujanovc dhe me automatizëm ata do të penalizohen në momentin që dalin në rrugë nga Policia e Kosovës, dhe në raste me ekstreme edhe t’u konfiskohet veturatnëse nuk janë kooperativë me Policinë. Është mirë që veprimeve të tilla të iu jepet një hapësirë kohore prej 10-15 ditëve që të jenë të përgatitur të gjithë qytetarët që të mos ketë efekt negativ tek ta”, deklaroi Shala.

Ndryshe, Qeveria sot ka marrë vendim që automjete që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovës, obligohen të pajisjen me targa të përkohshme.
Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Kosovës. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera