Paralajmëron deputeti: Në vjeshtën e vonshme pritet të rrëzohet Qeveria Kurti

Autori: Gazeta inFokus
23:43 | 27 July 2022
“Në vjeshten e vonshme pritet të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2”, kështu ka deklaruar Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, duke thënë se koha e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për një qeverisje komode ka skaduar.
Gashi ka thënë se në këtë kohë do të ketë ngritje të opozitarizmit dhe pritet që të ketë rënie të Qeverisë, sepse siç është shprehur ai ka lëvizje brenda Koalicionit dhe pakënaqësi në mes deputetëve të VV-së.
“Ka indikacione, ka lëvizje dhe interesime, janë tetë deputetë që kanë shprehur interesim për të ardhur në koalicion”, ka thënë Gashi në RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se Qeveria Kurti i ka bërë 2 vjet në qeverisje, sipas tij, ka pasur mjaft kohë që të krijojë fondin e qeverisë, sido që të jetë pozitiv apo negativ.
“Ideja e LDK-së ka qenë që të shikohet stabiliteti i Qeverisë Kurti 2, deri në zgjedhjet lokale ka qenë ideja që të vështrohet, në mënyrë që të rikthemi dhe të stabilizohemi”, ka deklaruar Gashi.
“Ne jemi munduar të jemi pro aktiv dhe propozues, por asnjë nuk e ka marrë Qeveria e Kosovës, 58 propozime i kemi bërë në formë dokumentesh dhe rezolutash”, ka vijuar ai.
Strategjia e LDK-së, sipas Gashit ka qenë që të fokusohet në zgjedhje lokale pas vështrimit të kësaj qeverisjeje e jo të vazhdojë si parti precedente e bllokimit.
Të tjera
-
Familja Dehari kërkon përjashtimin e prokurorit nga rasti
Familja Dehari të premten ka kërkuar përjashtimin e prokurorit të Prokurorisë...
-
Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, znj. Tammy Ziv dje vizitoj Komunën e...
-
E rëndë: Nga mungesa e reshjeve po ngordhin peshqit në lumin e Kamenicës
Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi në llogarinë e tij në Facebook ka p...
-
Një i vdekur e mbi 800 raste me koronavirus sot në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 860 raste pozitive. N...
-
Kosovarja nga Gjermania: Kush rri në Kosovë le të punojë se do vijnë ditë të mira – unë do të kthehem
Kosovarja në Gjermani, Lendita Musliu, e cila është kandidate për Landin e Ba...
-
Haradinaj: Nuk mund ta quajmë ‘të drejtë njerëzore’ një imponim të prindit ndaj vajzës së mitur për të bartë shaminë
Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj, ka shprehur opinionin e saj rr...
-
Abdixhiku për shaminë: S’përfshihem në tema irelevante që i prodhon Kurti për ta mbuluar paaftësinë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, s’ka dashur të komentojë mbi çështjen e h...
-
Kamerat e sigurisë kapin një aksident të tmerrshëm në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë. Siç shihet në pamjet e publi...
-
Sa të rënda mund të jenë simptomat në rast të riinfektimit me koronavirus?
Më shumë se dy vjet pas rastit të parë me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, ...
-
Shtetasi i Shqipërisë arrestohet në aeroportin e Prishtinës, tentoj të korruptonte policët me 10 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar të...
-
Selmanaj: Kosova me Kushtetutë është shtet laik, kushdo që e cenon këtë normë e cenon demokracinë
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, është shprehur kundër lejimit të shamisë ...
-
Rakiq sfidon qeverinë e kushtetutën e Kosovës, thotë se mund ta formojnë vet Asociacionin e Komunave Serbe
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, thotë se nuk ikin nga mundësia për ta f...