Lajme

Paralajmëron Albin Kurti: Po duan gjak në veri që pastaj t’i shkëmbejnë territoret

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 25 March 2020

Albin Kurti ka thënë që qëllimi kryesor i tentimit për ta rrëzuar Qeverinë është shkëmbimi i territoreve.

E këtu e lidh Kurti edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan gazeta inFokus.

Madje, Kurti edhe ka paralajmëruar se qëllimi për gjendjen e jashtëzakonshme është që të derdhet gjak në veri të Kosovës.

-Advertisement-

“Po ju nevojitet gjaku, incidentet në teren, përleshjet me gjakderdhje, të thonë se nuk qeveriset veriu, jam i bindur që në javët e ardhshme bindeni edhe ju”, ka thënë Kurti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera