Rozë

Paralajmëroi kundërshtarët për një diss, Noizy zbulon datën që fansat po e presin me padurim

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 18 December 2020

Reperi i njohur, Noizy, paralajmëroi disa ditë më parë një diss të fortë për të gjithë ata që e kanë pasur në shënjestër këto kohë. Në një postim në “Instagram”, ai ka treguar se ka bërë gati një këngë për t’ju përgjigjur kundërshtarëve të tij dhe është shprehur i bindur që askujt nuk ka për t’i pëlqyer.

Noizy ka zbuluar se kënga do të mbajë titullin “1 herë e mirë” kushtuar gjithë atyre që i kanë bërë diss këto kohë.

“1 herë e mirë”. Titulli i këngës së radhës. Për të gjithë diss-at që më keni kushtuar. S’ja keni idenë sa ka me ju dhimt realiteti. Boni gati arkivolat vetë. ‘Na jena OTR’ s’ka qenë gjo domethënë. Konga shumë e gjatë se vetë i keni fajet m’keni bo 3000 dissa”, ka shkruar Noizy.

-Advertisement-

Ndërkohë për të gjithë ata që mezi po e presin, reperi ka treguar dje se kënga do publikohet në datë 31 dhjetor në orën 23:59.
Megjithatë, duket se ai ka një dilemë nëse duhet ta publikojë atë më datë 31 apo më 1 janar, pasi thotë me humor se nuk do t’i lëjë fansat pa festuar.

“1 here e mire me date 31/ dhjetor/2020. Ora 23:59:59. Qe ta presin kongen ne vend të vitit ri. Si thoni ju? Kam hall se lej dhe fansat para telefonit pa festu. ndoshta me date 1/1/2021”, shkruan ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…

Të tjera