Paralajmërohet rritja e çmimeve të ujit të pijes
Autori: Gazeta inFokus
15:37 | 09 November 2021
Në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot është diskutuar për rritjen e mundshme të tarifave të ujit të pijes.
Nga zyrtarët e Autoritetit Rregullator të ujit në Kosovë, gjatë raportimit është thënë se ata janë duke bërë presion të vazhdueshëm tek kompanitë rajonale të ujësjellsave që të mos rriten faturat e ujit, duke i zvogëluar humbjet e panevojshme të ujit.
Hajrije Morina, drejtoreshë e këtij Autoriteti, u shpreh se fokus i tyre është zvogëlimi i humbjeve të ujit në mënyrë që tarifat e ujit të mbeten të njëjta të paktën edhe për tri vitet e ardhshme.
“Jemi duke i shqyrtuar tarifat, jemi duke bërë presion tek kompanitë që t’i zvogëlojnë humbjet në mënyrë që të ulen shpenzimet dhe të mos ketë ngritje të çmimeve të ujit. Pra, jemi të përkushtuar që tarifat e ujit të mbeten të njëjta edhe për tri vitet e ardhshme”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, nga deputetët e opozitës, anëtarë të këtij komisioni u përmend edhe çështja e mospagesës së ujit nga qytetarët e katër komunave veriore, si dhe shkarkimi i fundit i kryeshefit të KRU Gjakova, të cilin Pal Lekaj nga AAK-ja po e sheh si ndërhyrje politike dhe të padrejtë.
“Pas shumë sukseseve të arritura në KRU Gjakova, është shkarkuar kryeshefi i kësaj kompanie. Kjo është e paarsyeshme. Në anën tjetër kemi edhe një shembull të keq në veri, ku qytetarët në veri nuk paguajnë fare ujin. Prandaj këtu ka pabarazi dhe diskriminim për qytetarët në pjesën tjetër të Kosovës”, ka shtuar Lekaj.
Ndërsa, Driton Hyseni nga LVV-ja i është përgjigjur Lekajt duke i thënë se nuk ka asnjë prapavijë politike shkarkimi i kryeshefit ekzekutiv në KRU Gjakova.
Ky i fundit ngriti edhe shqetësimin e tij për mungesë të ujit gjatë verës në Podujevë.
“Është shqetësuese 100 mijë banorë në Podujevë mos me pasë ujë të mjaftueshëm gjatë verës”, ka deklaruar ai.
Ndryshe në këtë mbledhje të këtij komisioni është miratuar edhe Raporti me amendamente për Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara, raport ky i arsyetuar nga përfaqësuesi i Grupit Punues, Driton Hyseni, si dhe raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë. /Buletini Ekonomik/

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...

































