Lajme

Paralajmërimi interesant i anëtarit të LDK-së, a është ky posti i ri në Qeveri i Vjosa Osmanit?

Autori: Halil Berisha 12:24 | 08 December 2019

LDK e Vetëvendosje, mbajtën shumë takime para e pas zgjedhjeve, në tentim për të bërë një koalicion mes tyre.

Madje, flitej që javën e kaluar do të kurorëzohej koalicioni mes tyre, shkruan gazeta inFokus.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi, derisa u tha që telashe dolën me ndarjen e posteve.

-Advertisement-

Ndër to, më e përfolura ishte Ministria e Punëve të Brendshme, që si duket, po dëshirohet nga të dy palët.

E deputeti i zgjedhur nga LDK, Haxhi Avdyli, si duket ka paralajmëruar të gjithë ata që kanë dyshime për këtë post, shkruan gazeta inFokus.

Avdyli, ka bashkangjitur në një status të tij në Facebook një fotografi të një veture me targa të Sllovenisë.

Por, ajo çka është interesant, se në targa shkruan MB dhe VJOSA.

E kësaj fotografie i ka bashkangjitur shkrimin “Në mungesë të tenderimit të targave, në Has kishin dalë targa të reja të makinave??”.

Ndërsa veç asaj që në tabela shkruan MB (Ministria e Brendshme), edhe puna e targave është përgjegjësi pikërisht e Ministrisë së Punëve të Brendshme./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera