Lajme

Paralajmërimi i profesorit: Ka kaluar koha e Thaçit e Veselit, tani është koha e Kurtit dhe Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 08 March 2021

Dy vitet që po lëmë pas ishin shumë të mbushur me ngjarje politike e ndryshime për vendin tonë.Për dy vite, arritën që të ndërrohen dy qeveri e që e treta pritet të krijohet nga zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan “Bota sot”.

LVV-ja arriti të ketë fitoren shumë të thellë nga këto zgjedhje, duke lënë mbrapa partitë e tjera politike.

Kjo fitore e LVV-së, pritej të ndodhte mirëpo ajo se çfarë nuk pritej ishin rëniet e LDK-së dhe PDK-së, në këto zgjedhje.

-Advertisement-

LVV fitoi 49.95% të votave, duke lënë pas vetës LDK-në dhe PDK-në.

Këto zgjedhje në njëfarë mënyre sollën përveç fitoren e VV-së edhe shumë ndryshime në skenën politike, duke filluar nga LDK-ja, e cila tashmë është mbetur pa kreun e saj dhe PDK gjithashtu në krye me Enver Hoxhaj, pa liderin e saj, Kadri Veselin.

Veseli dhe Thaçi për herë të parë nuk arritën të jenë pjesë e këtyre zgjedhjeve, për shkak se gjenden në Hagë.

Në lidhje me këtë temë, opinionisti dhe profesori nga Amerika Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur për rolin që Thaçi ka pasur gjatë qeverisjes së tij dhe kohën kur ai ishte pjesë e UÇK-së.

Profesori thotë që në kohën e luftës që ishte pjesë e Shtabit të Rognerit, Thaçi më shumë ka bërë plane si ta mposhte ushtrinë e Rugovës, sesa të luftonte.

Gjithashtu, Maxharraj thotë që Thaçi mori edhe përsipër dialogun me Serbinë, duke i sjellë kështu vetëm dëme shtetit të Kosovës, e që duke sjellë Specialen i solli më së shumti dëm vetë, pasi u detyrua edhe të jap dorëheqje nga posti i presidenti.

“Hashim Thaçi në këto 20 vitet e pas luftës luajti dhe u lazdrua siç deshi vetë. Ishte një autoritar i pa shkolluar, i cili më shumë punonte me hamendje se sa me mendje. Ky njeri kontrovers doli nga lufta në të cilën siç thoshte ka qëndruar larg saj por i instaluar në Shtabin e Rognerit, që së bashku me Xhavit Halitin dhe Kadri Veselin e përbenin bërthamën e tij. Si një njeri i Shtabit të Rognerit në Tiranë më shumë bënte plane se si ta mposhte ushtrinë e Ibrahim Rugovës, se sa atë të Vuçiqit, që për pak siç thonë analistët nuk u shndërrua në luftë vëllavrasëse. Që nga ajo kohë Rugova e kishte cilësuar Thaçin si të rrezikshëm për shtet dhe se duhet mbajtur këtë njeri larg pushtetit, megjithatë vetë anirugovisti Isa Mustafa i ndihmoi të kapë majat e pushtetit. Hashim Thaçi e mori dialogun me Serbinë duke i sjellë marrëveshje të dëmshme për Kosovën i cili rrezikonte ta ndante edhe Kosovën me Serbinë duke u bërë pjesë e klaneve të ndryshme serbo-ruse që shumë media e cilësuan edhe si njeri i sigurimeve të fshehura të huaja. E solli Specialen në dëm të Kosovës vetëm për të shpëtuar lëkuren e vetë nga aktet dhe krimet që kishte bërë. Pra me fjalë tjera ky njeri ishte një gënjeshtar, një injorant dhe intrigant i pashoqë, ishte një ngatërrestar në skenën politike të Kosovës, është njeri që nuk e mban fjalën si President, ishte një njeri përçarës i skenës politike që askush nuk i shkonte pas, por të gjithë pos partisë së vet e injoronin”, u shpreh profesori.

Maxharraj tutje flet për rrugëtimin e Kurtit deri tek fitorja e tij, si një lider i pakorruptuar dhe që do të bëjë çkapjen e shtetit, që e kanë korruptuar Thaçi dhe Veseli.

Sipas profesorit fitorja e Kurtit ishte një grusht fatal për të gjitha partitë politike.

“Por për të gjitha të bëmat e tij gjatë dhe pasluftës e mori epilogun nga Gjykata Speciale në Hagë, i cili së bashku me Kadri Veselin u arrestuan për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, ku akuzohen për hiq me pak së për 100 vrasje. Kurse nga ana tjetër lideri i LVV-së, Albin Kurti vazhdonte rrugëtimin e vet në politikë si një lider i pakorruptuar, si një lider i cili i premtonte popullit të vet se do të luftojë për ndërtimin e shtetit dhe jo për pushtet, se do të luftojë korrupsionin dhe çkapjen e shtetit nga komandantët e korruptuar në krye me Thaçin e Veselin. Bëri fushatë të pakompromis kundër keqpërdoruesve të shtetit. Dhe Albin Kurti ishte i pakompromis në këtë drejtim, ai dy herë rresht i fitoi bindshëm zgjedhjet, me 6 tetor 2019 dhe me 14 shkurt 2021 edhe shumë më bindshëm duke iu dhënë grusht fatal gati të gjitha partive si PDK, AAK, por pamëshirshëm e shkatërroi duke e gjuajtur në humnerë LDK-në, si një coftinë të Isa Mustafës”, tha opinonisti.

Ka arritur koha e Kurtit dhe Osmanit

Nga ana tjetër, profesori shton që të gjitha sukseset e Kurtit së bashku me Osmanin, të arrestuarit nga Specialja mund t’i shohin vetëm nga Haga, duke minimizuar kështu ndikimin e tyre në politik.

Ai thotë se ekziston një parim universal që ata që njëherë i djeg, nuk mund t’i ngjiten më politikës sepse politika i ka gjuajtur si të papërdorshëm.

“Fitorja e Albin Kurtit ishte një fitore brilante e pakompromis ndaj kundërshtarëve të vet politik, fitore kjo e cila e ndryshoi skenën politike në Kosovë duke i bërë si të papërdorshme partitë tjera që shumë vite jetuan me klane mafioze, brenda për brenda tyre dhe duke i hedhur në opozitë. Të gjitha këto ndryshime që do të ndodhin me qeverisjen e Kurtit dhe të Vjosa Osmanit, “kriminelët” e dyshuar Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli mund t’i shohin dhe t’i përcjellin vetëm nga Haga. Vlen të theksohet se koha dhe ndikimi politik i Thaçit dhe Veselit ka përfunduar përgjithmonë, ata edhe po të ktheheshin nuk e kanë vendin në politikë, sepse ekziston një parim universal që ata që njëherë i djeg politika dhe dergjën nëpër burgje, ata edhe janë njerëz apolitik, të vdekur politikisht dhe se nuk mund t’i ngjiten më politikës sepse politika i ka gjuajtur si të papërdorshëm, që ju ka skaduar afati i përdorimit”, thekson Maxharraj.

Sipas profesorit, koha e Thaçit dhe Veselit ka përfunduar, tashmë ka filluar koha e Kurtit dhe Osmanit, të cilët do të krijojnë një shtet të drejtë, ku populli nuk do të detyrohet të largohet nga vendi.

Maxharraj shton që Kurti dhe Osmani nuk kanë pse të merren më Thaçin, Veselin dhe Mustafën, sipas tij qëllimi duhet të jetë populli.

“Ka përfunduar koha e tyre, tash është koha e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, të cilët edhe do të angazhohen për premtimet dhanë elektoratit për ndryshime të thella në jetën politike, ekonomike dhe sociale, do të krijojnë një shtet të së drejtës gjyqësore dhe sociale ku populli nuk ka nevojë të ikë nga shteti i vet. Dhe në fund, thjeshtë Kurti dhe Osmani nuk kanë se për çfarë të merren më Hashim Thaçin, Kadri Veselin apo me Isa Mustafën, sepse këta nuk kanë më vlerë politike përdoruese, nuk mund të sjellin probleme jetës politike e as Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, sepse janë të fshirë politikisht, nuk kanë forcë politike, sepse votuesi i gjuajti në kantierin e mbeturinave politike. Dhe se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani si dy liderë të pakontestuar, si dy liderë më popullor do ta vazhdojnë rrugëtimin e tyre në ndërtimin e shtetit pa Hashim, Veselin dhe Mustafën të cilët ia nxinë jetën këtij populli”, përfundoi profesori p

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera