Paralajmërimi i Lavrov: Armët e perëndimit do të goditen sa të hyjnë në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 30 April 2022
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov është shprehur se Rusia e di itinerarin e lëvizjes së armëve të perëndimit dhe se ato do të jenë objektiv sapo të mbërrijnë në Ukrainë.
Sipas ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov Rusia nuk e sheh veten në luftë me NATO-n. Më shumë beson NATO, se është në luftë me Rusinë, tha Lavrov në një intervistë për televizionin arab, Al-Arabija. Po ashtu Rusia nuk kërcënon me armë atomike, tha Lavrov, janë mediat perëndimore që ekzagjerojnë në këtë pikë.
“Ne nuk luajmë me një luftë atomike”, citohet Lavrov nga agjencitë Ria dhe Tass. Së fundmi Lavrov kishte paralajmëruar nga rreziku i një lufte të tretë botërore. Rusia vendosi në gatishmëri në fund të shkurtit, armët kërcënuese, që u kuptua në botë si sinjal kërcënues me arsenalin atomik.
Sipas Lavrov, Rusia i di rrugët përmes të cilave, perëndimi do të dërgojë armë në Ukrainë. Këto armë do të bëhen objektiv sulmi “sapo të arrijnë në territorin e Ukrainës”. Ministri i Jashtëm rus përsëriti mbi atë që Rusia e quan “operacioni special”, por perëndimi luftë sulmuese në Ukrainë, se ky do të marrë fund sapo të jenë arritur të gjithë qëllimet. Këto janë mbrojtja e popullsisë civile në Ukrainën lindore dhe garancia se “nga territori i Ukrainës nuk vijnë kërcënime për këtë popullsi dhe për Rusinë. Kjo është e gjitha.”
SHBA: Ofensiva ruse jo sipas planit
Por sipas vlerësimit të SHBA, ofensiva ruse nuk po ecën sipas planit që kishte parashikuar Kremlini. “Ne besojmë (…), se ata me atë që duan të arrijnë në Donbas janë prapa planeve”, tha një funksionar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes në Uashington. “Ne besojmë, se me rrethimin e plotë të trupave ukrainase, ata duhet të kishin përparuar më shumë.” Trupat ukrainase po mbrohen me shumë efektivitet kundër përparimit të trupave ruse.
Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vlerësoi në videon e fundit gjendjen në Lindje, se “po e godasim pushtuesin në të gjitha drejtimet nga përpiqet të hyjë. Gjendja në rajonin e Kharkivit është e vështirë, por ushtria jonë dhe shërbimi sekret kanë arritur suksese të rëndësishme taktike. Zelensky nuk dha hollësi./DW
Të tjera
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...
-
Abdixhiku organizon tubime përkrahëse për eurodeputetët mbështetës të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kë...
-
Osmani takohet me ambasadorin francez, u diskutuan mbajtja peng e kosovarëve dhe arrestimet e policëve në zonat kufitare
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliv...
-
DASH thirrje autoriteteve serbe për transparencë: Arrestimi i policëve të Kosovës përshkallëzon situatën
Nga orët e para të së mërkurës, mbi 300 qytetarë të Kosovës ishin bllokuar në...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën sot
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa proj...
-
Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lu fte
Policia serbe ka arrestuar sot një kosovar me pretendimet se i njëjti ka krye...
-
Çështja e dinarit: Besnik Bilslimi flet pas takimit tre palësh në Bruksel
Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i ri dhe i katërt në...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa proj...
-
Hovenier kërkon lirimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kërkoi që autoritetet serbe ...
-
Kjo është deklarata e plotë në Polici e gruas së Akil Gjakovës: “Kam fotografi të dhúnës së ushtruar ndaj meje” (Dokumente)
Në një deklaratë të dhënë më 13 prill në stacionin e policisë në Pejë, S.Gj e...
-
Serbia dënon Shqiprim Arifin me rreth 500 euro pse vendosi flamurin kombëtar për 28 Nëntor
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, është dënuar me 55.000 dina...
-
Rasti “Reflektori”, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër gjashtë personave
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë persona...