Paralajmërimi i frikshëm i virologut gjerman: Edhe 100.000 qytetarë mund të vdesin në këtë dimër në Gjermani?
Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 10 November 2021
Virologu i njohur gjerman, Christian Drosten ka paralajmëruar Gjermaninë. Nëse vendi nuk bën përpara me vaksinimin, mund të ketë edhe 100.000 të vdekur të tjerë në muajt e ardhshëm, thotë ai.
Christian Drosten është një nga virologët më të njohur gjermanë, po ashtu i njohur në botë, dhe fjala e tij mbi pandeminë gjithmonë dëgjohet me vëmendje në Gjermani, ashtu siç edhe ndez debat. Në një podcast të fundit të tij ai ka paralajmëruar Gjermaninë nga “një dimër shumë i vështirë” dhe madje i sheh të mundura edhe kufizimet e kontaktit, shkruan agjencia e lajmeve DPA.
Nëse nuk ka sukses në drejtim të vaksinimit, atëherë Gjermania duhet të përgatitet për të paktën 100.000 të vdekur të tjerë nga Corona, “para se të qetësohen ujërat”, tha ai në podcastin javor për NDR. Madje ai e cilëson atë si “një vlerësim të kujdesshëm”. Drosten e merr këtë shifër nga krahasimi me Britaninë e Madhe.
Prof. Christian Drosten drejtues i virologjisë në Charite në Berlin shprehet në lidhje me gjendjen në spitale e trajtimin intensiv. “Kemi për momentin një situatë emergjence”. Ai kërkon “që të veprohet menjëherë”. Për këtë duhen diskutuar edhe masa për “të cilat ne shpresonim, se i kishim lënë pas.”
Sipas virologut “ne duhet të kontrollojmë ndoshta sërish zhvillimin e infektimeve përmes masave të kontaktit, jo ndoshta, por me siguri”. Megjithatë ai pranon, se do të ishte e vështirë nga ana juridike, që të vendosen masa të zgjeruara të kufizimit të kontaktit.
Si mundësi tjetër për të mos shkuar deri tek kufizimi i kontaktit, virologu gjerman përmend vaksinimin përforcues. Kjo është diçka për të cilën vërtet besoj”, por Drosten pranon, se fillimisht duhen vaksinuar personat e moshuar për herë të tretë që të evitohen rastet e vdekjeve. “Qëllimi ideal është një popullsi tre herë plotësisht e vaksinuar”, citon DPA virologun Drosten.
Kush nuk është vaksinuar dhe shkon me një test negativ në punë apo në ndonjë aktivitet, mund të infektohet aty, sepse edhe të vaksinuarit mund ta transmentojnë virusin. Drosten thotë, se masa që të rifuten sërish testet nuk është e gabuar si parim, por “ajo paraqitet si një frenë emergjence, e nuk ka për të qenë aspak e tillë”.
Christian Drosten thotë, se i duhet bërë e qartë popullatës, “se situata është shumë serioze këtë moment”. “Ne jemi në një situatë të keqe. Kemi 15 milionë vetë që mund të ishin vaksinuar dhe duhet të ishin vaksinuar.” Rruga për daljen nga kjo situatë është e qartë: “Ne duhet të mbyllim boshllëqet e vaksinimit.”/DW/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...