Lajme

Paralajmërimi i frikshëm i LDK-së për VV-në në prag të seancës

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 04 April 2021

Arben Gashi, shefi i grupit parlamentër të LDK-së, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje të ndalë sipas tij shantazhet e kërcënimet ndaj deputetëve të LDK-së, Agim Veliut, Avdullah Hotit e Driton Selmanajt.

Sipas tij nëse VV nuk ndalet atëherë do të marrin masa tjera, duke kërcënuar kështu me mos krijimin e kuorumit për presidente.

”Ata janë deputetë të LDK, e kanë mirëkuptimin e plotë të partisë për veprimin e tyre, bindjet zhvillohen në mënyrë demokratike, askush nuk mund të ushtrojë presion e shantazh ndaj tyre”, ka thënë Gashi.
Gashi

“Ajo çka ka thënë zonja Kusari, duke kërcënuar se ata janë fajtorë për mos zgjedhjen e presidentit është e pa pranueshme dhe e pa tolerueshme, do të marrin përgjigjen”, është shprehur ai.

“Ka pasur telefonata, kërcënime të cilat janë të papranueshme nuk guxon askush të shantazhojë deputetët e LDK-së për bindjet e tyre”, është shprehur Gashi.

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se fajtor për mos zgjedhjen e presidentes, Vjosa Osmani janë tre deputetët e kësaj partie derisa shtoi se për shkak tyre vendi mund të shkojë në zgjedhje.

Të tjera