Lajme

Paralajmërimi i frikshëm i Hashim Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 11 March 2020

Një vendim i pa pritur mund të merret shumë shpejtë për Kosovën edhe pa i pyetur fare liderët e vendit. Kështu ka paralajmëruar Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në konferencën për shtyp që mbajti të mërkurën kur e ftoi kryeministrin Albin Kurtin për tu takuar.

“Dua të shpresoj se kryeministri ta gjej kohën për tu takuar, jo pse e ka obligim po përgjegjësi, si lider i partisë dhe si kryeministër aktual, në mënyrë që takimi ynë të mos jetë i pavlerë, në ndonjë vendim marrje të papritur që mund të vjen për vendin tonë dhe qytetarët tonë”, tha Presidenti Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Infokus.

Me këtë ai ka lënë të kuptohet se pritet një vendim marrje e papritur për Kosovën, ku më nuk do të kishte vlerë asnjë takim mes presidentit dhe Kryeministrit.

-Advertisement-

Kreu i vendit ka thënë se pavarësisht ideologjive anti-amerikane të një individi në Kosovë, askush nuk do të mund ta lëkundë popullin e shtetin e Kosovës në rrugëtimin e vet euroatlantik.

Sipas tij, më lehtë pensionohen liderët e Kosovës se sa tërhiqen trupat amerikane.

“Më lehtë çdo lider i Kosovës do të shkojë në shtëpi të vet, do të pensionohet para kohe, sesa që do të largohen trupat amerikane nga Kosova”, ka deklaruar Thaçi.

Në konferencën për gazetarë, Thaçi tha se ftesa për takim me Kurtin vazhdon dhe është i gatshëm ta pres në çdo kohë.

Por kohë nuk ka kryeministri Kurti.

Zyra për Media e Lëvizjes Vetëvendosje ka treguar se Kurti mund të takohet me Thaçin vetëm të premten.

Thaçi donte ta takonte edhe të hënën Kurtin, në cilësinë e kryetarit të LVV’së, pasi takoi edhe krerët e partive të tjera, për t’iu treguar se cka ka folur me presidentin Aleksandër Vuciqin.

Mirëpo Kurti tha se nuk ka interes ta takojë presidentin si kryetar i partisë, ndërsa si Kryeministër do ta takonte ditëve në vijim./gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera