Shëndetësi

Paralajmërimi i ekspertëve: Prindër, mos e fusni biberonin në mjaltë!

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 14 January 2019

FDA-ja paralajmëron në cilën moshë te vogëlushët ekziston rreziku nga butolizmi i shkaktuar me përdorimin e mjaltit.

Drejtoria Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave FDA ka paralajmëruar prindërit që fëmijëve më të vegjël se një vjeç nuk duhet dhënë mjaltë, madje edhe as atë i cili gjendet në biberon,

Butolizmi është sëmundje e rrallë, mirëpo shpesh mund të jetë fatale. E shkakton toksina butoline, e cila mund të çojë deri në problemet me frymëmarrjen, vështirësitë në të folur apo në gëlltitje, por edhe deri në dobësim dhe paralizë të muskujve të fytyrës.

-Advertisement-

Te fëmijët më të vegjël se 12 muaj, simptomat zakonisht manifestohen me kapsllëk, të shoqëruar me apetit të dobësuar.

Bebes i zvogëlohet kontrollimi i kokës dhe merr frymë me vështirësi.

Është e njohur që mjalti ka të bëjë me butolizmin në moshën e re, mirëpo për të rriturit dhe fëmijët mbi një vjeç ky artikull është absolutisht i sigurt për konsumim.

FDA-ja paralajmëron prindërit dhe kujdestarët që të mos u japin bebeve biberonin e njomur në mjaltë apo atë biberon të cilët përmbajnë mjaltë.

Është kërkuar edhe te shitja online që të ndërpresin shitjen e këtyre produkteve, mirëpo po punohet edhe në zbulimin dhe gjetjen e distributorëve të shitjeve të tilla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera