Paralajmërimi i ekspertëve: Një izolim i dytë mund ta kolapsojë vendin
Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 31 October 2020
Shtimi i numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë mund të sjellë izolimin e dytë në vend.
Kundër kësaj mbylljeje totale janë shprehur ekspertët e ekonomisë, të cilët thonë se ato masa mund ta çojnë vendin në një kolaps me pasoja të papërballueshme.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë se një mbyllje e dytë e aktiviteteve ekonomike do të çonte në mbylljen e masive të ndërmarrjeve private dhe vendeve të punës.
Zeka theksoi se si Odë Ekonomike Amerikane, besojnë që është e mundur të vazhdohet aktiviteti ekonomik, gjithnjë duke i respektuar rekomandimet e IKSHP-së për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
“Duke i respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19, është e mundur të zbatohen në mënyrë strikte këto rekomandime dhe këto protokolle që në të njëjtën kohë të mos ndalohen aktivitet ekonomike, për ndryshe ajo çfarë mund të shohim deri në fund të këtij viti rrjedhimisht, edhe në vitin 2021 është një mbyllje masive e ndërmarrjeve vend. Po ashtu, edhe një mbyllje masive e vendeve të punës, zvogëlim i të ardhurave buxhetore për mbështetjen si dhe zvogëlim i aftësisë për të mbështetur ndërmarrjet private, por edhe për t’u ballafaquar me pasojat e tjera të pandemisë përfshirë këtu edhe atë që ka të bëjë me shëndetin publik”, thotë Zeka.
Po ashtu edhe profesori në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Hasan Prishtina”, Nagip Skënderi, thekson për KP, se në asnjë mënyrë Qeveria nuk duhet të vendosë për ndalimin e veprimtarive ekonomike, sepse kolapsi ekonomik me masa të reja kufizuese është i pashmangshëm.
“Assesi nuk duhet të shkohet në mbyllje të sektorëve të ekonomisë ose sektorëve të tjerë, sepse do të ndodhë shpejt një kolaps që do të jetë i pa përballueshëm dhe me pasoja të mahnitshme për ekonominë në tërësi. Por, shteti do të duhej të intervenoj në këtë rast në vetëdijesimin e popullatës dhe mos të vijmë deri tek bllokada e tërësishme ekonomike dhe sociale në tërësi. Mos funksionimi i buxhetit do të jetë edhe një goditje edhe më e madhe dhe ekonomia e Kosovës do të futet në kolaps në tërësi. Prandaj, duhet të merren shembujt e vendeve të zhvilluara”, thotë Skënderi.
Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi thotë se një mbyllje tjetër e bizneseve, e detyron Ministrinë e Financave të bëjë rishikimin e shpenzimeve buxhetore brenda tre muajve të ardhshëm.
“Unë po shpresoj që nuk do të ketë mbyllje, por kur flasim për buxhetin 2021 duhet të jetë e qartë për të gjithë, sepse në vitin 2020 ku kemi pasur një rënie prej 6.5 deri 7 për qind, që të hyrat janë zvogëluar mbi 300 milionë si të hyra të rregullta buxhetore. Për ndryshe nëse do të ketë mbyllje të re ekonomike, ne jemi të detyruar ndoshta pas tre muajve me bërë një rishikim total të shpenzimeve, të të hyrave dhe krejt buxhetit. Pra, nëse do të ketë mbyllje duhet buxhetin 2021 me rishikuar”, thotë Krasniqi.
Deri në shtator qarkullimi i bizneseve është zvogëluar mbi 1 miliard euro.
Ndërsa, vala e dytë e pandemisë Covid-19 thuhet se ka prekur edhe vendin tonë, ku vetëm gjatë ditës së djeshme numri i të infektuarve ka arritur 418.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...