Paralajmërimi i ekspertëve: Lufta bërthamore mund të zhdukë 5 miliardë njerëz e të bllokojë diellin për vite
Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 15 October 2022
Lufta bërthamore mund të zhdukë pesë miliardë njerëz dhe të bllokojë diellin për disa vite, sipas paralajmërimit të ekspertëve, ndërsa Putini vazhdon të kërcënojë me përdorimin e armëve bërthamore duke rritur frikën kudo në botë.
Gjatë një intervistë për The Sun, eksperti i fatkeqësive Paul Ingram tha: “Gjatë Luftës së Ftohtë, besohej se kishte mjaftueshëm raketa bërthamore për të hedhur në erë botën disa herë.
“Ky nuk është më rasti. Ka më shumë se 12,000 koka bërthamore në mbarë botën. Vetëm Rusia ka pothuajse 6000 të tilla, ndërsa SHBA-ja 5,400. Shpërthimi dhe rrezatimi nga këto do të shkaktonin nga 200 deri në 300 milionë viktima në të gjithë botën”, tha ai.
Ingram, një tjetër ekspert paralajmëroi gjithashtu për pasgoditje apokaliptike nga çdo konflikt bërthamor.
“Përveç vdekjeve të menjëhershme, një sulm bërthamor do të shkaktonte aq shumë blozë dhe radioaktivitet sa do të mbulonte diellin për disa vite,” tha ai.
“Kjo do të çonte në vdekjen e deri në pesë miliardë njerëzve në mbarë botën.”
Ai shtoi se rreziku i një sulmi të tillë ndaj një vendi si Ukraina, i cili njihet si “shporta e bukës” për shkak të prodhimit të grurit, mund të shkaktojë uri në mbarë botën.
“Temperaturat do të shënojnë ulje në të gjithë botën deri në 16 gradë Celsius. “Në qendër të Londrës, ne jemi më të rrezikuar nga shpërthime të drejtpërdrejta dhe rrezatim, por askush nuk do të ishte i sigurt”.
Mbretëria e Bashkuar ka 225 koka bërthamore, shumica e të cilave mbahen në bordin e nëndetëseve Trident. Kina, Franca, Pakistani, India, Izraeli dhe Koreja e Veriut janë fuqitë e tjera bërthamore të botës, raportona abcnews.al.
Megjithatë, megjithëse Rusia ka arsenalin më të madh bërthamor në botë, shumë prej këtyre armëve datojnë që nga Lufta e Ftohtë.
Veterani i ushtrisë britanike, nënkoloneli Stuart Crawford tha për The Sun Online: “Armët taktike të Rusisë janë ruajtur që nga vitet 1990. Ne nuk e dimë nëse ato janë mirëmbajtur.”
Sipas tij, një konflikt i kufizuar bërthamor në të cilin dy kombe lëshojnë armë ndaj njëri-tjetrit mund të shkaktojë uri globale.
Nënkolonel Stuart Crawford tha për The Sun Online: “Nëse rusët vendosin të përdorin armët bërthamore, hakmarrja e Perëndimit do të jetë e shpejtë dhe e tmerrshme”.
“Rusia do të pushonte së ekzistuari si një vend.”
Të tjera
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...
-
Arrestohet një grua nga Vitia e arma*tosur në Prishtinë, dyshohej se mund ta lëndonte veten apo personat tjerë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e...
-
Tentoi ta fuste telefonin në burg duke e fshehur në televizor
Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një...
-
Për pesë muaj shqiptohen afro 1800 gjoba ndaj konsumuesve të duh*anit në ambiente të mbyllura
Ministria e Shëndetësisë po vazhdon pa kompromis zbatimin e Ligjit për Kontro...
-
Lista Serbe: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësime në veri, rrëmbim klasik i pronës serbe
Lista Serbe tha sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e prona...