Lifestyle

Paralajmërimi i BBC: Korriku mund të jetë muaji më i nxehtë në 120 mijë vitet e fundit

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 05 July 2023

Bota regjistroi për herë të parë një temperaturë mesatare rekord, që i kaloi 17 gradë celsius.

Sipas BBC, rekordi më i lartë u regjistrua ditën e hënë të 3 korrikut.

Shkenctarët amerikanë thonë se ky rekord është më i lartë i regjistruar ndonjëherë nga pajisjet që prej fundit të shekullit të 19-të.

-Advertisement-

Shkencëtarët besojnë se një kombinim mes një ngjarje natyrore të motit i njohur si ‘El Nino’ dhe emetimeve të vazhdueshme të dioksidit të karbonit nga njerëzimi po nxisin nxehtësinë rekord.

Muaji i kaluar gjithashtu është konfirmuar si qershori më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë.

Të hënën, temperatura mesatare në të gjithë planetin shënoi 17.01 gradë celsius, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 16.9 gradë, të vendosur në gusht të vitit 2016.

Që prej fillimit të vitit, shkencëtarët kanë shprehur shqetësim për temperaturat rekord të motit në tokë dhe në ujë.

Por shkencëtarët thonë për BBC se më shumë rekorde do të thyhen teksa vera vazhdon dhe ‘El Nino’ fiton forcë.

“Shanset janë që korriku do të jetë muaji më i nxehtë ndonjëherë, dhe kur themi më i nxehtë, do të thotë më i nxehtë që nga periudha e Eemianit, që është rreth 120 mijë vite më parë,” tha Karsten Haustein nga Universiteti i Lajpcigut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera