Lajme

Paralajmërimi i Abdixhikut: Më 9 shkurt bie mafia energjetike

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 19 August 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se më 9 shkurt do të bie “mafia energjetike”, atëherë edhe kur në Kosovë mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare.

Këtë deklaratë e bëri pas ngritjes së aktakuzës ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i njohur për lidhjet me partinë në pushtet.

Abdixhiku e përmend edhe Martin Berishajn derisa thotë se Kurti bashkë me Nagip Krasniqin i kishte marrë në mbrojtje.

-Advertisement-

“Mafia energjetike i ka rrënjët e thella në pushtetin popullist. Prandaj dhe marrin mbrojtje publike. Prandaj dhe sulmohet Prokuroria e Media. E japin këtë mbrojtje sepse ndihen të paprekshëm. Arroganca e 51% ka krijuar këtë vetëbesim prej të fortit.

MË 9 shkurt bie Mafia Energjetike! Pas 9 shkurtit, hetimet e pavarura të një sistemi juridik pa presion popullist, do të japin dritë edhe mbi të gjithë tenderët sekret. Kemi ngritur mjaftushëm fakte për 113 tenderët e tjerë SEKRET në KEK, e mbi 877 të tjerë në gjithë Qeverinë për tre vite – pothuajse nga një në ditë”, shkruan kreu i LDK-së./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera