Paralajmërimet për krizë të re energjetike në Kosovë, deklarohet kryeministri Kurti
Autori: Gazeta inFokus
12:28 | 21 July 2022
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se Kosova është në krizë të rëndë energjetike dhe sipas tij, nuk premtohet një e ardhme më e mirë.
Haradinaj ka pyetur kryeministrin Kurti nëse Qeveria ka një strategji për të mos ardhur deri te përkeqësimi i gjendjes.
Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka marrë masa që kapacitetet gjeneruese te termocentraleve tona të jenë në gjendje sa të mirë gjatë sezonës me kapacitet të lartë të konsumit.
Ai po ashtu shtoi se përmes subvencionimit të disa konsumatorëve, synojnë ta ulin shpenzimin e energjisë elektrike.
“Së pari Gjermania edhe shtetet tjera evropiane i kanë rihapë kapacitetet ekzistuese të reja e jo duke krijuar kapacitete të reja. Kosova nuk është e varur në prodhimin e energjisë elektrike.
Evropa është në krizë energjetike shkaku i varësisë nga termocentrali në gaz. Këto masa janë ndërmarrë që kapacitetet gjeneruese te termocentraleve tona të jenë në gjendje sa të mirë gjatë sezonës me kapacitet të lartë. Përmes subvencioneve do të ndihmohen konsumatorët.
Ministria është duke e përgatitur edhe një masë për efiçiencë të energjisë për konsumatorët shtëpiakë. Përmes subvencioneve, do të ndihmohen konsumatorët që të ulin shpenzimet e energjisë elektrike. Ndihma më e madhe do të koncentrohet te rastet e skemës sociale dhe te rastet që janë në nevojë, por s’janë të përfshirë në skemën sociale”, u shpreh Kurti.
“Strategjia kombëtare e energjisë përfshin kapacitete të reja në burime të ripërtrishme të energjisë. Gjatë mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Shqipërisë është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në burime të reja energjetike. Me strategjinë nuk do të ndalemi këtu”, shtoi tutje kryeministri.
Kryeministri foli gjithashtu edhe për projektin e tubacionit të gazit, derisa tha se për këtë projekt do të kalonin shumë ditë derisa të realizohej,
“Gazsjellësi nuk do të kishte fare të bënte, shumë e shumë ditë do të kalonin për atë gazjesllës. Ne kemi në remont njësi të caktuara dhe po e bëjmë maksimumin me gjendjen që kemi trashëguar”, u shpreh Kurti.

T� tjera
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
































