Lajme

Paralajmërimet për krizë të re energjetike në Kosovë, deklarohet kryeministri Kurti

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 21 July 2022

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se  Kosova është në krizë të rëndë energjetike dhe sipas tij, nuk premtohet një e ardhme më e mirë.

Haradinaj ka pyetur kryeministrin Kurti nëse Qeveria ka një strategji për të mos ardhur deri te përkeqësimi i gjendjes.

Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka marrë masa që kapacitetet gjeneruese te termocentraleve tona të jenë në gjendje sa të  mirë gjatë sezonës me kapacitet të lartë të konsumit.

-Advertisement-

Ai po ashtu shtoi se përmes subvencionimit të disa konsumatorëve, synojnë ta ulin shpenzimin e energjisë elektrike.

“Së pari Gjermania edhe shtetet tjera evropiane i kanë rihapë kapacitetet ekzistuese të reja e jo duke krijuar kapacitete të reja. Kosova nuk është e varur në prodhimin e energjisë elektrike.

Evropa është në krizë energjetike shkaku i varësisë nga termocentrali në gaz. Këto masa janë ndërmarrë që kapacitetet gjeneruese te termocentraleve tona të jenë në gjendje sa të  mirë gjatë sezonës me kapacitet të lartë. Përmes subvencioneve do të ndihmohen konsumatorët.

Ministria është duke e përgatitur edhe një masë për efiçiencë të energjisë për konsumatorët shtëpiakë. Përmes subvencioneve, do të ndihmohen konsumatorët që të ulin shpenzimet e energjisë elektrike. Ndihma më e madhe do të koncentrohet te rastet e skemës sociale dhe te rastet që janë në nevojë, por s’janë të përfshirë në skemën sociale”, u shpreh Kurti.

“Strategjia kombëtare e energjisë përfshin kapacitete të reja në burime të ripërtrishme të energjisë. Gjatë mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Shqipërisë është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në burime të reja energjetike. Me strategjinë nuk do të ndalemi këtu”, shtoi tutje kryeministri.

Kryeministri foli gjithashtu edhe për projektin e tubacionit të gazit, derisa tha se për këtë projekt do të kalonin shumë ditë derisa të realizohej,

“Gazsjellësi nuk do të kishte fare të bënte, shumë e shumë ditë do të kalonin për atë gazjesllës. Ne kemi në remont njësi të caktuara dhe po e bëjmë maksimumin me gjendjen që kemi trashëguar”, u shpreh Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera