Lajme

Paralajmërimet për greva, Nagavci reagon sërish: Kemi e do të kemi pengesa, por programin tonë do ta çojmë deri në fund

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 23 August 2022

Në kohën kur SBASHK ka paralajmëruar sërish greva para fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka renditur disa nga punët që ka kryer ajo me kabinetin e saj, e që sipas saj janë të arritura në sektorin e arsimit.

Nagavci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se gjatë një viti e gjysmë qeverisje kanë realizuar një mori punësh e u janë përgjigjur edhe shumë emergjencave që vijnë si rezultat i gjendjes në të cilën e kanë gjetur sektorin e arsimit.

“Për herë të parë kemi ndarë buxhet për mësimdhënësit me probleme shëndetësore – 1.7 milionë euro janë ndarë, ku përfitojnë rreth 300 mësimdhënës. Kemi punësuar 100 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta – për vitin që vjen + 300 asistentë tjerë, për të cilët tashmë është planifikuar buxheti”, ka shkruar Nagavci.

-Advertisement-

Ministrja tutje ka përmendur edhe Projektligjin për Paga, të cilin SBASHK-u është duke e kundërshtuar.

Nagavci ka thënë se në këtë projektligj të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë.

Postimi i plotë:

Përgjatë këtij një viti e gjysëm qeverisje kemi realizuar një mori punësh e kemi nisur reformat për të cilat jemi zotuar, por në anën tjetër u jemi përgjigjur edhe shumë emergjencave që vijnë si rezultat i gjendjes në të cilin e kemi gjetur sektorin e arsimit dhe jo vetëm.

Gjatë kësaj kohe kemi marrë një sërë masash e veprimesh të cilat ndihmojnë direkt mësimdhënësit:

– Për herë të parë kemi ndarë buxhet për mësimdhënësit me probleme shëndetësore – 1.7 milionë euro janë ndarë, ku përfitojnë rreth 300 mësimdhënës.

– Kemi ndarë buxhet për mësimdhënësit që janë tepricë teknologjike që të mos i lëmë pa punë.

– 1600 mësimdhënësve ju kemi ruajtur normat dhe jemi duke punuar që mësimdhënësit të mos rrezikojnë vendet e punës e po punojmë njëkohësisht edhe për riplanifikim e kujdes për buxhetin.

– Sivjet kemi punësuar 100 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta – për vitin që vjen + 300 asistentë tjerë, për të cilët tashmë është planifikuar buxheti.

– Ndër tjera kemi zgjidhur problemin me norma, psh. në Komunën e Fushë Kosovës – ky problem ka qenë më shumë se 10 vjet. Në buxhetin e vitit 2023 tashmë janë paraparë më shumë se 150 norma të stafit arsimor për këtë komunë.

– Në Projektligjin e ri për paga i cili është në diskutim paraprak, të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë.

– Në raport me ligjin e kaluar kemi ngritje të koeficientëve në të gjitha kategoritë e mësimdhënësve dhe stafit tjetër të shkollave.

– Kemi eliminuar padrejtësitë e shumë punonjësve të sektorit të arsimit si biblotekist, psikolog, pedagog dhe sekretar.

– Jemi duke punuar maksimalisht që të përmirësojmë kushtet e punës në shkolla e t’ i pajisim me kabinete, laboratore e salla sportive.

14 shkurti ka qenë moment i kthimit të madh për rregullimin e secilit sektor shoqëror tashmë të dëmtuar rëndë, ndër të cilët pothuajse më së rëndi ky i arsimit. Dhe padyshim fajtorët nuk janë anonim. Jam shumë e vetëdijshme për gjendjen aktuale, por çdo ditë po marrim iniciativa e vendime që do të na nxjerrin përfundimisht nga kjo gjendje. Kemi e do të kemi pengesa, por kemi edhe vullnetin e hekurt që besimin që kemi marrë nga qytetarët për programin tonë ta çojmë deri në fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera