Paralajmërimet e Zelenskyt për planet e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit, flasin ekspertët e sigurisë
Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 17 November 2023
Paralajmërimet e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor ekspertët e sigurisë po i vlerësojnë si të njohura edhe më herët.
Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi ka thënë se synimet e Rusisë për destabilizim kanë qenë edhe më herët.
Ai ka thënë se Vuçiqi po e luan Putinin e vogël në Ballkan.
“Synimet e Rusisë për destabilizim kanë qenë edhe më herët. Ajo nxit vëmendjen nga Ballkani, edhe pakti i NATO-s, kanë ngritur nivelin e sigurisë dhe koncentrimin e forcave. Vuçiqi po e luan Putinin e vogël në Ballkan edhe ekstremisti Dodik”, ka thënë Ibishi, për RTV Dukagjini.
Ngjashëm vlerëson edhe eksperti i sigurisë, Avenir Peka.
Ai thotë se paralajmërimet e Zelenskyt janë reale dhe bëhet fjalë si¢ thotë ai për aktivitetin e Rusisë në lidhje me Serbinë, tregojnë për një qasje të Serbisë që shkon në kahje të interesave gjeopolitike ruse.
“Nuk besoj që Rusia vetë të ndikojë ushtarakisht në Ballkan sidomos në Kosovë edhe për faktin se Rusia nuk ka asnjë mënyrë praktike të dërgojë trupa ushtarakë në Serbi apo Kosovë. Paralajmërimet e Zelenskyt janë reale, por lidhen me aktivitetin e Rusisë që ne kemi parë, bëhet në lidhje me Serbinë, tregojnë për një qasje të Serbisë që shkon në kahje të interesave gjeopolitike ruse”, ka thënë Peka.
Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është i interesuar për raporte afatgjate me Kosovën dhe siç thotë ai kjo u dëshmua në takimin e fundit në Bruksel.
“Vuciq nuk është i interesuar për raporte afatgjate me Kosovën, kjo u dëshmua në takimin e fundit në Bruksel, shpiki krizë politike në Serbi vetëm që të shmangte detyrimet e saj. Vuçii shpiki krizë politike në Serbi vetëm që të shmangte detyrimet e saj”, ka theksuar Peka.
Ndryshe, më 15 nëntor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në komentet për mediat afrikane më 15 nëntor se Ukraina ka prova të synimeve të Rusisë për të nisur një luftë midis vendeve të Ballkanit.
“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne po marrim informacione. Rusia ka një plan të gjatë. Së pari kemi pasur Lindjen e Mesme – shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani”, tha Zelensky.
Po ashtu edhe Bashkimi Evropian ndan shqetësimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Këtë e ka thënë zëdhënësi i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë, Peter Stano, duke iu përgjigjur pyetjes se a e ndan BE-ja shqetësimin e shprehur nga Zelensky se Rusia do të tentojë të provokoj konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Për një kohë të gjatë ne kemi thënë se Rusia po bën përpjekje për të ushtruar ndikim malinj edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pra, po, ky është shqetësimi që ne e ndajmë dhe ky nuk është shqetësim i ri, por shqetësim që ka qenë me ne për një kohë. Ne në këtë pikë pajtohemi me presidentin e Ukrainës dhe e dimë që Rusia po bën gjithçka që mundet që të mbjellë pakënaqësi, jo stabilitet politik, ndikim të huaj, manipulim informatash dhe tjera”, ka thënë Peter Stano.
Për këtë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga 19 deri më 22 nëntor do të ketë një turne në Ballkanin Perëndimor, ku fillimisht do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, pastaj Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur...
-
43 vjet nga vrạsja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës
Sot shënohet 43 vjetori i vrasjes së veprimtarëve të shquar të çështjes kombë...
-
Dronë rusë fluturuan mbi oborrin presidencial të Ukrainës gjatë vizitës së kryeministrit britanik
Dy dronë po fluturonin pranë oborrit presidencial ukrainas kur në vizitë shko...
-
ATK mban konferencë, prezantohen rezultatet e arritura gjatë vitit 2024
Gjatë ditës së sotme, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir ...
-
Moti sot i vranët, me pak diell gjatë ditës
Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me periudha të shkurtra me di...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjes...
-
Lajm fantastik për të rinjtë e komunës së Shtimes
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokrati...
-
Hamza: Do të rrisim buxhetin për barnat esenciale për 100%
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Musmurati: 100 euro subvencion për regjistrim të fëmijëve në çerdhe dhe fond 25 milionë euro për bursa
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besianë Musmu...
-
Hamza: S’do ta lejoj askënd të ndikojë në punën time si kryeministër
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan, 78% më pak se 2023
Numri i migrantëve të parregullt që hynë në vendet e Ballkanit me synim për t...
-
Hamza garanton se pensionet do ti rris 70 %: Nëse s’realizohet ky premtim, jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...