Lajme

Paralajmërim i frikshëm nga NATO për luftën në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 22 March 2022

Zyrtarë të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë se e Bjellorusia “së shpejti” mund t’i bashkohet Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës.

CNN citon burime në NATO dhe administratën amerikane që thonë se pushteti në Minsk tashmë po merr hapa për t’u përfshirë në luftime në Ukrainë.

“Putin ka nevojë për mbështetje. Çdo gjë do të ndihmonte. Qeveria bjelloruse “po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës”, shpjegoi një zyrtar i NATO-s.
Gjithashtu zyrtarët e opozitës bjelloruse kanë paralajmëruar se njësitë ushtarake bjelloruse janë gati të shkojnë në Ukrainë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera