Lajme

Parada në “Sheshin e Kuq”, gati 10 mijë trupa e 114 armë të reja

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 08 May 2017

Provat e fundit të paradës madhështore ruse, mbajtur në ditën e fitores mbi nazizmin, u zhvilluan në “Sheshin e kuq” të Moskës, përpara shfaqjes kryesore të së martës.

Mbi 10 mijë trupa, 114 armë të reja moderne e 72 avionë ishin pjesë e përgatitjeve, për të cilat ndiqet e njëjta procedurë si në paradën reale.  Në sheshin e famshëm të kryeqytetit rus kanë marshuar 46 formacione ushtarake nga 29 njësi, përfshirë këtu kadetë të instituteve më të larta ushtarake të vendit, shkollës “Suvorov” dhe Akademisë detare “Nakhimov”, ushtarët e distriktit ushtarak perëndimor, pjesëtarë të Gardës Kombëtare, si dhe ata të shërbimit federal të sigurisë.

Pas parakalimit të këmbësorëve vijnë formacionet mekanike, duke nisur nga autoblindat, platformat e lëshimit të raketave ndërkontinentale dhe tanket. Prova gjenerale u përmbyll me formacionet ajrore, ku ekipet akrobatike “Swift” dhe ata të “Kalorësve rusë” kanë demonstruar performancën e avionëve më të rinj luftarakë të vendit.  Ky zhvillim vjen në kohën kur shtypi i huaj njofton se Rusia po përpiqet për një zgjidhje paqësore të situatës në Afganistan, rol ky që përfshin edhe shitjen e kufizuar të armëve për talebanët, gjë që ngjall mosbesimin e Shteteve të Bashkuara.

-Advertisement-

Amerikanët janë për nga natyra dyshues, lidhur me planet e Moskës në këtë vend. Ekspertët besojnë, megjithatë, se më e shumta që Rusia mund të bëjë është t’i furnizojë talebanët me armë të lehta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera