Paraburgoset shtetasi shqiptar, i arrestuar për drọgën milionëshe të sekuestruar në Pejë
Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 28 September 2024
Departamenti Për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Pejë, i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit Aleks Gerbi, shtetas i Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Në aktgjykimin e Gjykatës thuhet se Gerbi është i dyshuar për përfshirje në kultivimin e drogës në fshatrat Kliçin dhe Sferkë të Pejës, ku gjatë ditës së djeshme, Prokuroria e Pejës dhe Policia e Kosovës zhvilluan një aksion të madh anti-drogë.
Në fshatrat e sipërpërmendura është gjetur sasi e madhe e drogës, e cila është vlerësuar të arrijë shumën e rreth 5 milionë eurove.
I pandehuri Gerbi është i lindur në vitin 1974 në fshatin Qesarat të Tepelenës, Republika e Shqipërisë, ndërsa në Kosovë nuk ka adresë.
Sipas Gjykatës, në Kosovë ai “jeton në pyll”.
Gjykata ka bërë me dije se të paktën edhe nëntë persona janë të dyshuar në këtë rast, të cilët janë shpallur në kërkim.
Të tjera
-
“Këta janë 8 kandidatët e mundshëm të VV-së për deputet nga Gjilani. Për cilin kandidat do të votoni?”
Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ende nuk ka vendosur ende se kush do të jenë k...
-
Anketa: Harris dhe Trump në garë të ngushtë në shetet e pavendosura
Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump mbeten në një ga...
-
Lulzim Basha mbështet arrestimin e Ilir Metës nga SPAK: Po bien brinjët e Trekëndëshit të Bermudës
Lulzim Basha duket se është i vetmi opozitar që ka mbështetur arrestimin e kr...
-
Edi Rama para të rinjve socialistë: Politika është një rrugë e vështirë, vetëm guximtarët ia dalin
“Politika është një rrugë e vështirë, por vetëm guximtarët ia dalin”, ishte k...
-
Kurti: Barazia gjinore është shtyllë thelbësore e të drejtave të njeriut dhe rruga për zhvillimin e qëndrueshëm të Republikës së Kosovës
Organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministri...
-
ARKEP e autorizon Starlinkun e Elon Musk që të ofrojë shërbime në Kosovë
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Kosovë (ARKE...
-
O’Brien e Hovenier mbjellin pemë në nderim dhe kujtim të Kaidanow
Në nderim të veprës së diplomates amerikane, Tina Kaidanow, e cila u nda nga ...
-
Edhe mediat e huaja shkruajnë për arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë
Ish-presidenti Ilir Meta është arrestuar këtë të hënë me urdhër nga SPAK....
-
Geci flet në Hagë për Komunikatën 59: Pas familjes Jashari tentuan të na likuidojnë familjen tonë
Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmitari Fadil Geci, gjatë nj...
-
“Duhet me ua bo ADN, nuk janë shqiptar”: Fadil Geci me akuza të rënda në Hagë
Fadil Geci po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë. Atij i është tërhequr vëre...
-
Mirena pas fillimit të hetimeve ndaj Liburn Aliut: I fundit do të jetë kryeministri
Analisiti i politikës, Ilir Mirena, ka reaguar pas publikimit që kanë filluar...
-
Papunësia e grave në Kosovë/ Analisti i reagon Kurtit për statistikat
Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti lidh...