Lajme

Paraburgimi ndaj policëve, Haxhiu: Skenari për thellimin e tensioneve po vazhdon përmes autokratit Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 16 June 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi autoritetet e Serbisë ia kanë caktuar masën e paraburgimit tre policëve të Kosovës të kidnapuar më 14 qershor nga forcat serbe.

Përmes një reagimi të bërë në Facebook, Haxhiu ka thënë se skenari për thellim të mëtejmë të tensioneve po vazhdon nga Serbia agresore përmes presidentit autokrat, Aleksandar Vuçiq.

“Gjykata e dirigjuar nga lartë paska dhënë masë të paraburgimit për 30 ditë për policët e Kosovës, të rrëmbyer dy ditë më parë në Leposaviq. Por, për çfarë?”, ka pyetur ajo.

-Advertisement-

Ministrja mes tjerash është shprehur se vlerat perëndimore si demokratizimi i shoqërisë dhe pavarësimi i institucioneve duhet të jenë presion ndaj Serbisë.

“Dirigjimi i institucioneve të drejtësisë nga Vuçiq ka pasoja edhe në Ballkan. Demokracia nuk mund të ketë aleat autokracinë dhe as nuk mund të thellohet deri në absurd, të rri e heshtur ndaj autokratëve”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se policët e Kosovës duhet të lirohen sa më parë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera