Paraburgim për personin që kanosi me vrasje kryeministrin Kurti
Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 01 September 2023
Gjykata Themelore në Prishtinë të premten ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit N.S, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kanosur me vrasje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas prokurorisë, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës”.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.S dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në komunikatën për media.
“Masa e paraburgimit është caktuar në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e KPPRK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Prokuroria Speciale ka njoftuar një ditë më parë se N.S ka kanosur me vrasje kryeministrin e Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook” me përmbajtje inkriminuese.
Po ashtu, bëhet e ditur se këtë deklaratë ai e ka përsëritur gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “DEBAT PLUS” në RTV Dukagjini.
“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhej në njoftimin për media.
“Unë konsideroj që çdo njeri, i cili bën të këqija siç bën Albin Kurti, edhe po të isha unë në vendin e tij, duhet të vritet patjetër sepse ai është tradhtar ndaj atdheut prandaj…”, është deklarata që i arrestuari N.S ka dhënë në emisionin “DEBAT PLUS”.
Ndërsa, në Facebook ai ka shkruar “veç një telefon ma bën Faton aty më ki, për çka të ka nevojë mezi s’po pres me ja nisë!”, duke i dal në mbrojtje Ushtruesit të Detyrës së Kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinakut, i cili të mërkurën gjatë ditës kishte shkruar mes tjerash se ‘më përpara e vret kryeministrin Kurti, se sa e lëshon Kosovën’.
Edhe Klinaku një ditë më parë është intervistuar nga hetuesit policorë, e më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Të tjera
-
Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur
Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok në ...
-
Musliu: Takimet nëpër fshatrat e Skenderajt nuk janë thjesht takime, ato janë emocione
Ganimete Musliu, kandidatja me numër 12 për deputete nga radhët e Partisë Dem...
-
Ngjarjet e parlajmëruara për sot në Kosovë
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:3...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Presidenca e Kosovës tha se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Ale...
-
Shtim i vranësirave sot, në mbrëmje shi
Shtresa mjegulle apo vransira të ulëta mbulojnë pjesët e ulët të vendit, fill...
-
32 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Suedi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi. Si pasojë e një aksidenti ka vdek...
-
Presidenca thotë se kanë konfirmim nga Uashingtoni se asnjë vendim i nënshkruar deri tash nga Trump s’e prek Kosovën
Vendimet e deritashme të presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë ndikim ne...
-
Bedri Hamza: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim
Bedri Hamza ka mbajtur një takim sonte edhe me banorët e Gremës së Ferizajt. ...
-
Daut Haradinaj: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës fituese po ndjehet si kurrë më parë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Ko...
-
Ismaili: Qytetarët anekënd Kosovësvpo e përkrahin vizionin e Bedri Hamzës për zhvillimin e Kosovës
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat ...