Paraburgim ndaj një personi në Gjilan nën dyshimin “Grabitje dhe mbajtja e armës”
Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 23 December 2022
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit Z. Sh nën dyshimin e dy veprave penale “Grabitje dhe mbatja e armës”.
Sipas një njoftimi për media ekziston dyshimi se i pandehuri nën kërcënimin e armës hyn në një market dhe e detyron të dëmtuarën të ia jap parat e arkës në vlerë prej 150 deri 200 euro.
Ekziston dyshimi bazuar se me datën 20.12.2022 rreth orës 22:50 minuta, në lagjen ”Arbëria”, në Gjilan, marketin “Bum”, i pandehuri i lartcekur me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër me qëllim përvetësimit të pasurisë së kundërligjshme për vete, i veshur me tesha të zeza nën kërcënimin e armës dhe përdorimit të së njëjtës për ta rrezikuar jetën e njerëzve hynë në market me revole në dorë dhe duke i bërtitur të dëmtuarës me fjalët qiti paret dhe duke e detyruar të njëjtën që ti ja jep arkën me para ku i njëjti i merr parat në vlerë prej 150 deri 200€, dhe ikë me vrap nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatit Velekincë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, me këto veprime i pandehuri Z. Sh. dyshohet se ka kryer veprat penale grabitje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, duke marr për bazë edhe rrezikshmërinë e kësaj vepre penale si dhe pasojat të cilat i janë shkaktuar të dëmtuarës, po ashtu edhe karakteristikat personale të të pandehurit pasi që i njëjti nga data baza e të dhënave të policisë dyshohet edhe për disa vepra tjera penale të ndryshme. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Gashi: E vështirë që të miratohen ligje gjatë kësaj legjislature
Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi është shprehur se legjislatu...
-
Shala, Bahtijari dhe Januzi mund të gjykohen nga 11 nëntori e tutje
Ka nisur sot seanca e parë përgatitore para gjykimit ndaj Haxhi Shalës, Ismet...
-
Tahiri: Qeveria të përmbush obligimet që të mos dalim të paaftë
Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri u shpreh se qeveria duhet...
-
Kurti, Murati e Krasniqi nesër mbajnë takim të përbashkët, do të diskutojnë edhe për qentë endacakë
Nesër kryeministri Kurti me ministrat Murati dhe Krasniqi do të mbajnë një ta...
-
Seanca e ardhshme e Kuvendit mbahet të enjten,në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare
Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se seanc...
-
PE diskuton për të ardhmen e Shengenit, rikthimin e kontrolleve në kufi
Parlamenti Evropian do të diskutojë të hënën se çfarë po ndodh me zonën Sheng...
-
Prokuroria Speciale konfirmon ndalimin e dy personave në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”
Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar për Infokus se janë ndaluar dy pe...
-
Vdes akademiku Tahir Emra
Është ndarë sot nga jeta akademiku kosovar, piktori Tahir Emra. Lajmin e k...
-
Haga deklarohet rreth kërkesës së Jakup Krasniqit për pjesëmarrjen në varrimin e të vëllait
Azem Krasniqi, vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit...
-
Mjeku: Nuk do të kemi mungesë të ujit deri në fundvit
Zëdhënësja e Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka thënë se nuk do të...
-
KQZ: 5,571 shtetas janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur regjistrimin e votuesve jashtë Kosovë...
-
LAJMI I FUNDIT: Këta janë dy të arrestuarit në aksionin e Speciales në ndërmarrjen publike “Pallati i Rinisë”
Mëngjesin e së hënës njësitet speciale të Policisë së Kosovës zbarkuan në Ndë...