Lajme

Para verdiktit në Hagë, policia konfiskon shtizat e flamujve

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 16 September 2026

Pak orë para shpalljes së aktgjykimit në çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë kanë filluar të mblidhen qytetarë të shumtë, ndërsa në qytet është shtuar prania e policisë.

Qytetarë shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Hagës kanë marrë me vete flamuj të UÇK-së, të platformës “Liria ka Emër”, si dhe flamuj të Kosovës e Shqipërisë.

Ndërkohë, sipas raportimit të IndeksOnline, policia në Hagë po konfiskon shtizat e flamujve të qytetarëve, qofshin ato prej druri apo prej metali.

-Advertisement-

Në pamjet e publikuara nga mediumi shihet policia duke ua konfiskuar qytetarëve shtizat e flamujve, në kuadër të masave të shtuara të sigurisë në qytet.

Ky zhvillim vjen në ditën kur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Shpallja e aktgjykimit është caktuar për 16 shtator 2026.

Një ditë më herët, ishte raportuar se policia holandeze kishte kërkuar shmangien e flamujve dhe shtizave në rrugët e Hagës, me arsyetimin e masave të sigurisë dhe parandalimit të gjërave që mund të shkaktojnë lëndime.

Haga sot është në qendër të vëmendjes së shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora, ndërsa qytetarët janë mbledhur pranë zonës së Gjykatës në pritje të verdiktit.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy