Lajme

Para tre ditëve sulmoi seksualisht një grua, arrestohet prishtinasi

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 09 September 2022

Një person tjetër është arrestuar të enjten në Prishtinë, pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas, policisë rasti ka ndodhur më datë 5 të muajit shtator.

Lidhur me rastin në fjalë është konsultuar edhe prokurori, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Ndërkaq, rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual”

“Me 08.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera