Fokus

Para të majme marrin deputetë që nuk flasin kurrë në Kuvend

Autori: Sylejman Sylejmani 12:38 | 31 October 2018

Vetëm Ramiz Kelmendi ia kalon deputetes së LDK-së, Teuta Rugova për mungesa në seanca të Kuvendit.

Ajo nga 86 seanca të mbajtura, ka marrur pjesë në vetëm 48 prej tyre, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë, ajo përkundër mungesave në seanca, nuk ia ka lënë keq me udhëtime jashtë vendit.

-Advertisement-

Rugova në vetëm gjashtë muajt e parë të vitit, ka marrë 768.58 euro mëditje nga buxheti i Kuvendit, për dy vizita që ajo ia ka bërë Austrisë.

Për vizitën e parë, ajo ka marrë 338.58 euro, kurse për të dytën 430 euro.

Prej deputetëve që shumë rrallë merr pjesë në seanca, është edhe Gani Dreshaj i AAK-së.

Ai nga 86 seanca, ka marrë pjesë në 54 prej tyre.

Deputeti i partisë së kryeministrit, udhëtoi më shumë se Rugova.

Për katër vizita jashtë vendit, Dreshaj morri 1833.83 euro mëditje nga buxheti i Kuvendit.

Dy herë ai e vizitoi Francën, ku shpenzoi 1360.31 euro, përderisa për dy vizita të tjera në Bullgari shpenzoi 473.52 euro të tjera. /Gazeta inFokus

Për dy vizita në Francë, Dreshaj morri 1360.31 euro mëditje, përderisa për dy të tjera në Bullgari morri nga buxheti i Kuvendit 473.52 euro. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera