“Para të GEN’it për fushatën e Kurtit”: Zëdhënësi i qeverisë flet për raportimet në median sllovene

Autori: Gazeta inFokus
15:56 | 10 January 2023
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka demantuar shkrimet e portalit slloven “Prava”, e cila ka zbuluar të dhëna të reja ku pretendohet se rreth 100 milionë euro u shpërlanë nga kompania GEN I me ‘kontabilitet kreativ’ në mesin e tyre i përfshirë edhe diplomati kosovar, Martin Berishaj.
Mediumi Prava ka bërë edhe një ndërlidhje mes transaksioneve të GEN-I dhe fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje, por vetëm në rrafsh supozimi dhe pa ndonjë informacion konkret.
Kryeziu thotë se themeluesi i këtij portali është një “pseudogazetar” që deri vonë ka punuar organizatë lajmesh e ekstremit të djathtë.
“Luka Pers, njëri ndër themeluesit e portalit Prava, është një pseudogazetar që ka punuar deri vonë për Nova24TV, organizatë lajmesh e ekstremit të djathtë. Portali është aq i parëndësishëm sa që mezi e gjen online. Shpërndarja e këtij “lajmi” nga një portal aq i dyshimtë në disa prej portaleve tona, pa ndonjë verifikim të historikut të Prava dhe profilit të Luka Pers, është në rastin më të mirë jo profesionale dhe jo etike. Sidomos kur dihet se në vitin 2021, llogaria e Luka Pers në Tëitter është suspenduar pikërisht për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme”.
Kryeziu ka kritikuar partitë opozitare se një lajm të tillë po e bëjnë temë.
“E trajtimi nga partitë opozitare i një “lajmi” të tillë si temë nacionale, është më së paku shterpërsi opozitare. Dhe për fund, pretendimet e një portali të themeluar nga një pseudogazetar që ka punuar në një organizatë lajmesh të ekstremit të djathtë, llogaria në Tëitter i të cilët është suspenduar për shkak të shpërndarjes së lajmeve të rreme, patjetër se janë të pavërteta”, ka shkruar ai.
Për këtë rast, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria sqarim, ndërsa ka thënë se duhet të shkarkohet ambasdori Berishaj.

Të tjera
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...