Para takimeve në Bruksel, krejt çfarë do t’i kërkohet Kurtit nga liderët evropianë
Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 26 October 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë udhëtuar drejt Brukselit për të shfrytëzuar mundësinë për takime të veçanta me përfaqësuesit e BE-së dhe liderët kryesorë evropianë që të diskutohet mbi dinamikën e zbatimit të marrëveshjes bazë rreth normalizimit të marrëdhënieve.
Burimet e Albanian Post brenda procesit negociator, tregojnë që me konfirmimin publik për ta pranuar propozimin evropian për statutin e Asociacionit, si një bazë e mirë për negociata të mëtejme, Qeveria e Kosovës ka bërë hapin e parë drejt zbatimit të hapave të paraparë në planin e BE-së për zbatimin e sekuencuar të marrëveshjes së Ohrit.
Sekuenca e parë fillon me veprimin e Kosovës: “fillimi i procesit të negociatave për Statutin e instrumentit të vetë administrimit për serbët e Kosovës”.
Ky veprim i palës kosovare duhet të ketë përgjigjen me veprimin konkret të Serbisë, konkretisht, “Serbia nuk insiston më në përdorimin e yllit dhe fusnotës ose pjesëmarrjen e UNMIK-ut në forumet rajonale”.
Sipas burimeve të AP, ndërmjetësuesit synojnë që të përmbyllin negociatat për Statutin para samitit të fund vitit të liderëve të shteteve të BE-së (sekuenca e dytë).
Të njëjtat burime thonë se në fund të këtij procesi Kosova do të marr përsipër autorësinë e draft-statutit përfundimtar.
Në ndërkohë, siç shpjegojnë burimet e AP, po punohet intenzivisht që në samitin e paqes në Paris, me 10 dhe 11 Nëntor, të ketë një takim në mes të Kurtit dhe Vuçiç, në prani të liderëve kryesorë evropianë.
“Nëse ndodh, fakti që ndodh në samitin francez të paqes, ky takim do ta ketë një rëndësi të madhe simbolike që shënon rikthimin e palëve në rrugën e paqes”, thotë burimi i AP-së.
Gjithashtu, këto burime ndërkombëtare shpjegojnë që themelimi faktik i Asociacionit mund të vonojë për disa muaj për shkak të nevojës që fillimisht të organizohen zgjedhje të reja në komunat veriore.
Pra, duhet të ketë një qetësim të përgjithshëm të situatës, vendosje të kryetarëve që gëzojnë mbështetjen e popullsisë vendase, dhe më pas ta vazhdohet me themelimin faktik të Asociacionit, si hap i rëndësishëm në procesin e re-integrimit të komunitetit serb në rendin juridik dhe politik të Kosovës.
Të pyetur se çfarë përfiton Kosova nga e gjithë kjo, burimet e AP-së shpjegojnë që, në raportet bilaterale, Kosova përfiton garanci të fuqishme sigurie nga aleatët e saj kryesorë si dhe mbështetje tejet aktive për njohje të mëtejshme të pavarësisë, me theks të veçantë te pesëshja mosnjohëse e BE-së.
Po ashtu, mbështetje të fuqishme për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si dhe një pako serioze të asistencës ekonomike dhe financiare për Kosovën.
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...