Para shpërndarjes së Kuvendit deputetët e kanë këtë detyrë
Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 22 August 2019
Para se deputetët e Kuvendit te Republikës së Kosovës të vendosin për shpërndarjen e Kuvendit, pritet ta votojnë Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Kostoja totale e vlerësuar e programit IPA 2018 është 94,796,800 euro. Kontributi i BE-së është 90,500,000 euro ndërsa institucionet e Kosovës do të sigurojnë bashkëfinancim prej 4,926,800 euro.
Marrëveshja ka paraparë financimin e reformave në avancimin e demokracisë dhe qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit, mjedisit, energjisë, arsimit, dhe punësimit.
Në fushën e demokracisë dhe qeverisjes së mirë do të financohet bursa “Skema e Profesionistëve të Rinj” apo Young Cell Scheme (YCS). Më anë të bursës, të rinjtë e Kosovës do të kanë mundësi të vijojnë studimet MASTER në universitetet Evropiane.
Po ashtu, do të financohet mbështetja për ngritje të kapaciteteve të Kuvendit të Kosovës, si dhe do të sigurohet pagesa për pjesëmarrjen e Kosovës në katër (4) Programet e BE-së.
Në fushën e sundimit të ligjit do të mbështet përafrimi i kornizës ligjore dhe institucionale me standarde të BE-së, si dhe fuqizimi i pavarësisë, profesionalizmit, llogaridhënies dhe efiçiences së sistemit të drejtësisë.
Po ashtu, do të përkrahet lufta kundër korrupsionit, shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.
Në fushën e të drejtave themelore, do të përkrahet fuqizimi ekonomik i komuniteteve minoritare në Kosovë.
Në fushën e mjedisit dhe energjisë do të ofrohen 40 milion për adresimin e ndotjes së ajrit duke zëvendësuar elementet mjedisore të Kosovës B të cilat do të sigurojnë zvogëlimin e emetimeve të pluhurit dhe NOx-it.
Po ashtu, 4.9 milion Euro do të ofrohen për deponinë sanitare në Pejë, si dhe zhvillimin e infrastrukturës për menaxhimin e integruar të mbeturinave në gjithë Kosovën.
Në fushën e arsimit, 13 milion Euro do të ofrohen për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë, me theks në avancimin e qasjes së grupeve të cenueshme në sistemin arsimor, përmirësimin e rangimit të Kosovës në PISA, si dhe ndërlidhjen e sistemit arsimor me tregun e punës.
Në fushën e punësimit, 3 milion Euro do të ofrohen për financimin e ngritjes së konkurrueshmerisë së Kosovës dhe mbështetjen e NVM-ve.
Me 3.7 milion Euro do të financohet dizajni i Sallës së Koncerteve, do përmirësohet qasja e personave me aftësi të kufizuara në institucionet publike, si dhe do të avancohet komunikimi i asistencës së BE-së në Kosovë.
Të tjera
-
Propozim nga partia e Vuçiqit: Serbia t’i ndërpresë integrimet evropiane
Deputeti i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) Vlladimir Gjukanoviq ka sugjeruar...
-
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhjet me ushtrimet u...
-
Kurti përmendi marrëveshjen Thaçi-Daçiq, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak
Pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përkujtoi 11 vjetorin e arritjes së m...
-
15 filma në konkurrim për çmimet Tiantan në Festivalin e Filmit të Pekinit 2024
15 filma nga e gjithë bota, po konkurrojnë për çmimet Tiantan në Festivalin e...
-
Kurti: I ftoj qytetarët t’ia ndërpresin mandatin kryetarëve në veri, nëse mendojnë se nuk kanë qeverisur mirë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për procesin e referendumit të 2...
-
KQZ miratoi listën e qendrave të votimit në veri , Ahmetaj: Janë 23 lokacione në të cilat do të organizohet procesi i votimit më 21 prill
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimi...
-
Ambasada e ShBA-së në Kosovë i publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka publikuar numrat ku viktim...
-
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe A...
-
200-vjetori i ndarjes nga jeta i poetit anglez, Lord Bajron
200 vjet më parë ndahej nga jeta poeti romantik anglez, Xhorxh Gordon Bajron ...
-
Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë – Dollc, Kurti: I kemi shpëtuar 150 milionë euro
Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në c...
-
Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar ushtrimet e ushtrisë serbe...
-
Kurti: Bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që...