Para se t’i vishni brekët e reja duhet ta bëni vetëm një gjë
Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 22 May 2017
Në pyetjen nëse duhet pastruar të brendshmet para se t’i vishni, dhe pasi që sapo i keni blerë, profesori i mikrobiologjisë nga New York University School of Medicine, Philip M. Tierno, ka tri përgjigje: po, po dhe po!
Femrat kanë tendencë t’i provojnë madje edhe brekët në dyqan para se të vendosin t’i blejnë. Kjo do të thotë se ato brekë që i keni blerë sigurisht i ka provuar tashmë dikush tjetër para jush dhe se të brendshmet kanë ardhur në kontakt të drejtpërdrejtë me pjesët intime,
Edhe sikur ato brekë të mos i ketë provuar askush, mendoni vetëm se sa duar i kanë prekur nga prodhuesi, shitësi që i ka ekspozuar apo blerësit e tjerë të mundshëm të cilët i kanë shikuar dhe prekur me duar.
Pikërisht kjo është arsyeja se pse në to mund të ketë baktere siç janë stafilokoku ose norovirusi, të cilat shkaktojnë grip të stomakut, dhe mund t’i bartin personat të cilët, edhe pse nuk i ndjejnë më problemet shëndetësore tashmë dy ditë dhe kanë dalë në shoping, ende mund të jenë bartës.
Bakteret mund të jetojnë në pambuk nga disa minuta deri në gjashtë muaj në qoftë se bëhet fjalë për stafilokokun.
Është gjithashtu e rëndësishme që të brendshmet t’i pastroni me qëllim të largimit të mijëra kimikateve të përdorura në prodhimin e tekstilit. Pambuku ende spërkatet në fusha me pesticide, kështu që ato arrijnë edhe në pëlhurë.
Pambuku shpesh bashkohet me fibra sintetike si akriliku, poliesteri dhe spandeksi për të cilat nevojiten rreth 8.000 kimikate për t’i prodhuar. Kur prodhohet një pjesë e veshjeve, është e mundur që të spërkatet me kërpudhavrasës (fungacid) për ta parandaluar rritjen e kërpudhave gjatë transportit, dhe shpesh përdoren edhe substanca për fiksimin e ngjyrës që pëlhurat të mos zbehen.
Pëlhurat shpesh trajtohen me preparate kundër njollave dhe preparate kundër djegies, aty janë edhe zbutësit dhe preparatet kundër rrudhosjes. Secila nga këto kimikate mund të shkaktojë kruarje, dermatit kontaktues dhe ënjtje, si dhe probleme të tjera në zonën gjenitale.
Efektet negative të të brendshmeve nuk janë aq të shpeshta, por nëse kjo ndodh, trajtimi mund të jetë i gjatë. Prandaj, bëni pak përpjekje dhe pastroni brekët para se t’i vishni për herë të parë sepse do të ndiheni më rehatshëm dhe më sigurt. Nuk është keq madje t’i pastroni dy herë para se t’i përdorni.
Të tjera
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...