Lajme

Para protestës, Policia në gjendje gatishmërie me autoblinda dhe top uji

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 29 January 2022

Policia e Kosovës ka mobilizuar autoblindat dhe topin e ujit që përdoren për të shpërndarë protestuesit nëpër protesta.

Sot në ora 14:00 pritet të mbahet protesta e thirrur nga PSD-ja kundër shtrenjtimit të rrymës, raporton Gazeta Express.

PSD ka ftuar qytetarët dhe partitë opozitare që t’ju bashkohen në protestë.

-Advertisement-

Në një konferencë për medie, në sheshin “Zahir Pajaziti”, të mbajtur të premten, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se protesta e të shtunës(sot) do të jetë paqësore, por tha se do të ketë aksione simbolike para objektit të qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera