Rozë

Para Norës dhe Tunës ka qenë kjo femër në jetën e Robert dhe Patris Berishës

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 24 May 2017

Ju sot shihni dy meshkuj simpatikë, muskulozë, dhe bashkëshortë të dy këngëtareve të njohura shqiptare , Nora Istrefit dhe Tunës.

Por e dini se në klipin e cilës këngëtare kanë qenë dy vëllezërit para shumë vitesh?

Ndërkohë që sot merren me muzikë, ka patur një kohë kur bënin figurantin në videot e këngëtareve të njohura. Kështu thuajse një dekadë më parë, Robert Berisha dhe vëllai i tij, Patrisi, ishin të përzgjedhurit në videon e këngës “Njëherë po, njëherë jo” të Greta Koçit.

-Advertisement-

Ndërsa e shohim të ndjekë me makinë këngëtaren, kuptojmë se Roberti që tani njihet si “Roberti i Norës” nuk ka ndryshuar shumë në portret.

Janë po ata djemtë simpatikë diferencën me të cilët sot e bën puna me palestrën dhe disa muskuj më shumë si dhe familja e mrekullueshme që ka krijuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera