Sport

Para ndeshjes me Ferencvarosin Barcelona konfirmon një rast pozitiv

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 02 December 2020

Barcelona sonte takohet me Ferencvarosin në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Para këtij takimi Barca ka njoftuar se futbollisti, Sergio Roberto, është infektuar me koronavirus.

Klubi po ashtu ka njoftuar se Roberto është futur në izolim dhe që nuk ka simptoma.

-Advertisement-

Po ashtu është bërë e ditur se të gjithë njerëzit që kanë pasur kontakt me lojtarin kanë kryer testin.

Katalunasi së fundmi kishte pësuar një lëndim nga i cili pritet të mungoj rreth dy muaj.

Kujtojmë që ndeshja me Barcelonës dhe Ferencvarosit luhet sonte me fillim nga ora 21:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera