Para Marshit për Drejtësi, reagon Specialja, përmend akuzat dhe viktimat e pretenduara të ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus
12:11 | 02 April 2023
Gjykata Speciale ka lëshuar një komunikatë për media lidhur me fillimin e gjykimit ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Ky njoftim vjen pak para se në Prishtinë të mbahet Marshi i paralajmëruar për Drejtësi, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgimin e Gjykatë Speciale në Hagë.
Specialja ka bërë një përmbledhje të seancave paragjyqësore në rastin ku ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit. Siç njofton Specialja, “është planifikuar që deklaratat hyrëse të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit”. Seancat gjyqësore mund të përcillen në shqip, serbisht dhe anglisht, përmes web-faqes së gjykatës me një vonesë prej 45 minutash, raporton Gazeta Express.
“Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave. Gjithashtu kundër secilit prej të akuzuarve janë ngritur katër akuza për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm dhe arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme”, thekson Specialja.
“Në Aktakuzë parashtrohet se krimet për të cilat janë ngritur akuzat u kryen së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 dhe ndodhën në disa vende në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë e Veriut. Pretendohet se krimet u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në Aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale individuale në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për krime të kryera në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë të cilat ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së”, thuhet në komunikatë.
Më tej, Specialja ka përmendur se “140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor”.
“Personat të cilët demonstrojnë se kanë pësuar dëm fizik, mendor ose material si pasojë e drejtpërdrejtë e një krimi të paraqitur në Aktakuzën e Konfirmuar paraqesin kërkesë për të marrë pjesë në procesin gjyqësor në DHSK. Këtu përfshihen persona që janë dëmtuar drejtpërsëdrejti dhe persona të cilët kanë pësuar dëm si pasojë e lidhjes së ngushtë me një viktimë të drejtpërdrejtë që pretendohet se është vrarë ose lënduar”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Të tjera
-
Chollet: Vuçiq të nxisë qetësinë e serbëve të Kosovës
Këshilltar i posaçëm në Departamentin e Shteti të Amerikan, Dereck Chollet, i...
-
Ministria mbrojtjes e Turqisë publikon një video të forcave paqeruajtëse turke të cilët janë nisur për Kosovë
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, ka publikuar një video ku shihen forcat tur...
-
Kurti: Nëse kryetarët do të punonin nëpër shtëpi private, ky do të ishte betonim i strukturave paralele ilegale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nëse kryetarët e zgjedhur në...
-
A do të nisë kundërofensiva? Ukraina: Planet duan heshtje, nuk do të ketë njoftim
Ushtria ukrainase përsëriti lutjet për heshtje rreth kundërofensive të shumëp...
-
Kurti i thotë kryediplomatit të Emirateve të Bashkuara Arabe se dhunën në veri e shkaktuan grupet fashiste
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë sot se përshkallëzimi në veri, erdhi si pa...
-
Policia njofton për parandalimin e dy rasteve të kontrabandimit me mallra në Veri
Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës ka parfandalua...
-
Basha: Vuçiqi si ministër i propagandës ia ka shkruar fjalimet Millosheviqit
Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, shpërndau dy video krahasuese n...
-
Turistët “pushtojnë” Durrësin e Golemin, më besnik mbeten shqiptarët e diasporës
Fundjava e parë e qershorit ka nisur me popullim të plazheve nga turistë vend...
-
Bërnabiq paralajmëron dorëheqje nga posti i kryeministres së Serbisë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka shkruar në llogarinë e saj në Twitte...
-
Krasniqi- Kurtit: Kryeministër çu shkojmë në veri
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj kr...
-
Stoltenberg-Erdoganit: Suedia i ka përmbushur obligimet për anëtarësim në NATO
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje të dielën Ankarasë që të n...
-
Kryetari i Zubin Potokut: Nuk ishte qëllimi im të bëhesha i famshëm
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili fitoi zgjedhjet komunale të 23...