Lajme

Para false në Kosovë, tri raste kapen brenda një dite

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 07 December 2021

Tri e raste të falsifikimit të parasë janë kapur gjatë ditës së djeshme në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Njësitë Policore njoftuan se një rast ka ndodhur në Lipjan ndërsa dy në Prishtinë të vlerave 500 euro dhe monedha me valuta të ndryshme.

Në Lipjan zyrtar i bankës, ka informuar se nga një klient kosovar është deponuar një monedhë prej 500 euro e falsifikuar.

-Advertisement-

Ndërsa në Prishtinë nga një klient tjetër janë deponuar 105 € monedha me valuta të ndryshme.

Rasti tjetër ka të bëjë me një monedhë prej 100 € që dyshohet po ashtu të jetë false.

Monedhat janë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera