Para 15 vjetësh ekipi fakt-mbledhës i Këshillit të Sigurimit vizitoi Krushën e Vogël

Autori: Gazeta inFokus
07:07 | 28 April 2022
Një delegacion fakt-mbledhës i Këshillit të Sigurimit, më 28 prill 2007 arriti për vizitë në fshatin Krushë e Vogël, ku serbët kryen masakra të tmerrshme ndaj popullatës së pafajshme shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ambasadorët e 15 shteteve anëtare të KS të OKB-së vizituan shtëpinë ku u masakruan, vranë dhe u karbonizuan të 113 meshkujt e këtij fshati, prej moshës 13-vjeç deri te pleqtë.
Të pritur nga nëna, gra të veja e fëmijë jetimë, me emrat e të dashurve të shënuar në çarçafë të bardhë, ambasadorët u informuan nga gjashtë dëshmitarët e mbijetuar, se masakra e cila i ngjan Srebrenicës dhe asaj të Vukovarit, është kryer nga serbët lokalë.
Delegacioni fakt-mbledhës i KS të OKB-së gjatë kësaj vizite në Kosovë ishte takuar me liderët kosovarë, përfaqësues të pakicave, shefin e UNMIK-ut, Joachim Rucker dhe komandantin e KFOR-it, gjenerali Roland Kather.
Kryesuesi i delegacionit, ambasadori belg Johan Verbeke, vizitën dyditëshe në Kosovë e vlerësoi si të suksesshme, për faktin se tashmë kanë një pasqyrë më të qartë për gjendjen në terren.
“Vendosja e çështjeve me rëndësi, kurrë nuk do të duhej të paraprihej me përkufizime kohore. Vendimet e mëdha të cilat vijnë si rezultat i negociatave, janë procese të natyrshme dhe si çështje kaq të rëndësishme, duan kohë dhe hapësirë”, pati deklaruar Verbeke në Prishtinë, pak para nisjes së delegacionit për në Vjenë, ku do të pasonte takimi me emisarin special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.
Të tjera
-
Kurti iu uron mirë se ardhje në Kosovë dy gazetarëve ukrainas
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu ka uruar mirë se ardhjen në Kosovë dy ...
-
Marrëveshja PS-PD për presidentin dështoi, raundi i dytë i votimit drejt skadencës
Raundi i dytë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës në presidencën e Shqipër...
-
Çitaku: E paprecedentë që një kryeministër t’ia japë vetes luksin të qëndrojë kaq gjatë në ShBA
Që nga 6 maji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo produktivite...
-
Arrijnë edhe dy gazetarë ukrainas në Kosovë
Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, njofton për ardhjen në Kosovë...
-
Kurti në Boston flet për bashkëpunimin me Demaçin, burgun e VV-në
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një ligjeratë të mbajtur në Univer...
-
Vulin: Rusia nuk na bombardoi, as s’na kërkoi njohjen e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka komentuar thir...
-
Vulin: Alarmet për bomba si korona, duhet të mësohemi me to
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se raportime...
-
Pas urdhrit të talibanëve, gazetaret afgane shfaqen me mbulesë në fytyrë
Prezantueset afgane dhe gazetaret tjera janë shfaqur të dielën në televizioni...
-
Mbi 960 amerikanëve u ndalohet hyrja në Rusi
Rusia ka publikuar një listë prej 963 zyrtarëve qeveritarë dhe udhëheqëve ame...
-
Ky është numri i të vaksinuarve për 24 orë
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit, ku ka njoftuar se pë...
-
Publikohet raporti për rastet e reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 9 ra...
-
Presidenti polak: Vetëm Ukraina ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e saj
Vetëm Ukraina ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e saj, u ka thënë presid...